E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dyqani online ka mbetur një kanal i mirë për adoptuesit e hershëm, por është e qartë se shumë konsumatorë pëlqejnë një eksperiencë të vërtetë para se të blejnë një celularë, dhe ata gjithashtu dëshirojnë një mori shërbimesh në ofertë për të zgjedhur” shkroi Andy Rubin, një inxhinier zëvendës president, në një blog post zyrtar.
Google do të ndalë shitjen online të Nexus One



















Kur Google lansoi celularin në janar të këtij viti, është pritur mjaft shumë që dyqani online të “ofrojë një rrugë të shpejtë dhe të lehtë” për njerëz që të blejnë Nexus One. Por gjërat nuk rrodhën ashtu siç u parashikuan.

“Dyqani online ka mbetur një kanal i mirë për adoptuesit e hershëm, por është e qartë se shumë konsumatorë pëlqejnë një eksperiencë të vërtetë para se të blejnë një celularë, dhe ata gjithashtu dëshirojnë një mori shërbimesh në ofertë për të zgjedhur” shkroi Andy Rubin, një inxhinier zëvendës president, në një blog post zyrtar.

Google tani do të fillojë me rritjen e pranisë së celularit në dyqanet shitëse përmes partnerëve, dhe në momentin që shitja të arrijë në një nivel të caktuar, Google do të ndal aftësitë elektronike komerciale të ueb faqes së saj, që më pas do të ofrojë vetëm informacione.

“Ne besojmë se ndryshimet që po paralajmërojmë sot do të ndihmojnë që të dërgojmë më shumë celularë tek më shumë njerëz në forma më të shpejta, që është mjaft mirë për tërë ekosistemin Android: përdoruesit, partnerët dhe gjithashtu Google” shkroi Rubin./pcworld/

Publikuar: 15.05.2010 | 05:43
Lexuar: 1391 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime