E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Filmi trajton çështjen shumë delikate të dhunimit të gruas dhe dhimbjen që një përjetim i tillë shkakton në një shoqëri. Mendojmë se filmi përveç temës që trajton, po ashtu është i realizuar shumë mirë për nga niveli artistik”, theksoi Komiteti selektues i Kosovës.











Filmi "Tri Dritare dhe një Varje", me regji të Isa Qosjes, skenar të Zymber Kelmendit, interpretuar nga Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja, është filmi i propozuar nga Komiteti selektues i Kosoves per çmimet Oscar.

"Jemi të kënaqur që filmat të cilët ne kemi shikuar kanë nivel botëror dhe urojmë që çdo vit të shtohet numri i filmave", është shprehur komiteti selektues.

Filmi trajton çështjen shumë delikate të dhunimit të gruas dhe dhimbjen që një përjetim i tillë shkakton në një shoqëri. Mendojmë se filmi përveç temës që trajton, po ashtu është i realizuar shumë mirë për nga niveli artistik”, theksoi Komiteti selektues i Kosovës.
"Tri Dritare dhe një Varje" është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i shtëpisë filmike "CMB" me producent Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala.

Ky film flet për Lushen, mësuesen e fshatit, e shtyrë nga ndërgjegjja dhe nevoja e saj për rikthimin e dinjitetit, deklaron para një gazetareje të huaj se ajo dhe tri gra tjera të fshatit janë viktima të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo deklaratë, e cila konsiderohet si turp nga mentaliteti, shkakton shqetësim tek burrat e fshatit, të cilët nën udhëheqjen e Ukës, fillojnë stigmatizimin e saj dhe kërkojnë largimin e saj nga fshati.
"Tri Dritare dhe Një Varje" ka pasur premierën botërore në Sarajevo Film Festival ku është shpërblyer me çmimin Cineuropa dhe së fundmi është mbajtur edhe premiera kombëtare nën patronazhin e Presidentës të Kosovës, Atifete Jahjaga.

Komiteti selektues i Kosovës përbëhet nga Arta Dobroshi (presidente), Jeton Neziraj, Alban Ukaj, Blerta Zeqiri, Sylejman Kllokoqi, Jeta Xharra dhe Albert Heta.

Në 6 gusht, Qendra Kinematografike e Kosovës ka ftuar të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin për filmin më të mirë të huaj Oscar, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Të drejtën e konkurimit e kishin gjithë filmat e metrazhit të gjatë nga Kosova që janë shfaqur për shtatë ditë rresht në kinematë kosovare nga tetori 2013 deri në shtator 2014 dhe që i plotësojnë kushtet tjera të vëna nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences.

Pjesë e konkurrimit për Oscar ka qenë edhe filmi "Heroi" nga Luan Kryeziu si dhe filmi "Gone Back" nga Ernest Meholli, i cili për shkak të kritereve të vendosura nga Akademia nuk pati mundesinë të shqyrtohet nga komiteti selektues.

Në muajin korrik Academy of Motion Picture Arts and Sciences, që ndanë çmimet Oscar, e ka njoftuar Qendrën Kinematografike të Kosovës se nga ky vit ka të drejtë të propozojë një film për konsiderim për çmimin në kategorinë e filmit të huaj. Ky njoftim erdhi pas aplikimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës këtë vit dhe pas përmbushjes së kritereve të akademisë dhe lobimit ndërkombëtar. Kosova, sikur edhe shtetet tjera, ka të drejtë të nominojë vetëm një film.

Publikuar: 02.10.2014 | 14:36
Lexuar: 1006 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime