E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga vërejtjet të cilat kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë është ligji për lustrim dhe vendimi i partive kryesore nga opozita të mos i pranojnë mandatet e tyre në parlamentin e sapozgjedhur.
APKE kërkon konsolidim të klimës politike në Maqedoni


Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), ka diskutuar për evolucionin e procesit për ndjekje të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, i ashtuquajturi "Procesi i monitorimit". Në raportin dhe rezolutën e dorëzuar një pjesë është përkushtuar edhe në procedurën e post-monitorimit me të cilën ishte përfshirë edhe Republika e Maqedonisë, transmeton korrenspondenti i MIA-s nga Strazburgu.

Njëherit në raportin dhe rezolutën e propozuar APKE shpreh brengë për shkak të mungesave të konstatuara në numër të madh të vendeve të përfshira me të, mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë. Këto mangësi sipas APKE-së e sjellin në pyetje konsolidimin e demokracisë për vendet e prekura dhe janë në kundërshtim me obligimet dhe përpjekjet e ndërmarra me anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Nga vërejtjet të cilat kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë është ligji për lustrim dhe vendimi i partive kryesore nga opozita të mos i pranojnë mandatet e tyre në parlamentin e sapozgjedhur.

Konkretisht pas vizitës së raportuesit të Maqedonisë më 2 dhe 3 dhjetor të vitit 2013 dhe pjesëmarrja në misionin vëzhgues parazgjedhor dhe në ndjekjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të cilat u mbajtën më 13 dhe 27 prill të vitit 2014 është konstatuar se "procesi i lustrimit në Maqedoni për momentin është kontrovers dhe i politizuar, ndërsa Ligji për lustrim ishte kontestuar para Gjykatës Kushtetuese".

APKE përkujton se Komisioni Evropian në raportin e tij për përparimin e Maqedonisë në vitin 2013, porositi të fillojnë negociatat mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për të pestën herë me rradhë. Megjithatë, duke marrë parasysh mungesën e përparimit për çështjen e emrit, Këshilli Evropian nuk solli vendim në këtë drejtim.

Në fund të pjesës për Maqedoninë në raportin e APKE-së thuhet se më 16 maj të vitit 2014, Komisioni i monitorimit lëshoi kumtesë në të cilën shpreh brengë për vendimin e anëtarëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, partia kryesore opozitare, të mos e pranojë mandatin në parlamentin e sapozgjedhur dhe të mos e pranojë legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale.

Paralelisht me këtë, Komisioni u bëri thirrje autoriteteve që shpejtë të përgjigjen në mungesat e procesit zgjedhor, ashtu siç u citua nga ana e Misionit ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve, si dhe për zbatim të hetimit transparent për thëniet për presion ndaj votuesve.

Kuvendi me këtë rast vërteton se procedura parlamentare për ndjekje ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol pozitiv dhe të rëndësishëm në procesin e transformimit në shumë vende-anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo në masë të madhe kontribuoi për demokratizimin dhe përforcimin e institucioneve në këto vende.

Publikuar: 04.10.2014 | 09:52
Lexuar: 449 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime