E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Njohja e dy shteteve supozon një pranim të njëri-tjetrit dhe të vullnetit të një bashkëjetese paqësore. Për këtë arsye Suedia do të njohë shtetin Palestinez”, deklaroi Lofven në fjalimin e tij mbi politikat në përgjithësi.
Suedia vendos të njohë shtetin e Palestinës






Suedia do të njohë “shtetin Palestinez”, njoftoi sot kryeministri Stefan Lofven, duke theksuar se zgjidhja ndaj konfliktit izraelo-palestinez kalon nga krijimi i dy shteteve.

“Njohja e dy shteteve supozon një pranim të njëri-tjetrit dhe të vullnetit të një bashkëjetese paqësore. Për këtë arsye Suedia do të njohë shtetin Palestinez”, deklaroi Lofven në fjalimin e tij mbi politikat në përgjithësi.

“Kjo duhet të bëhet me respektimin e kërkesave legjitime edhe të palestinezëve edhe të izraelitëve për sa i përket vetë-vendosjes së tyre dhe sigurisë”, vazhdoi ai. Qeveria e re që u krijua sot, që bashkon socialdemokratët dhe të gjelbërtit, është më pro kauzës palestineze se sa qeveria e mëparshme, që ndiqte linjën e vendeve të mëdha të Evropës Perëndimore mbi çështjen palestineze.

Publikuar: 04.10.2014 | 10:43
Lexuar: 626 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime