E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Milani rikthehet te fitorja. Pas dy barazimeve zhgënjyese me Empolin e Cesenën, skuadra e Inzaghit mposhti 2-0 Kievon në San Siro, falë golave të Sulley Muntari dhe Keisuke Honda në takimin e javës së 6 të Serisë A, me trajnerin e Milanit që hidhte së bashku që nga fillimi Torres, Menez, Honda e Bonaventura, me kuqezinjtë që gjenin përballë nje treshe ish-ësh në sulm, me Kievon që rreshtonte përpara Birsa, Paloschi e Maxi Lopez.
Milani rikthehet te fitorja



Ishte një fitore më e vështirë nga sa thotë rezultati final, me Milanin që vuajti sidomos në pjesën e parë.

Milani rikthehet te fitorja. Pas dy barazimeve zhgënjyese me Empolin e Cesenën, skuadra e Inzaghit mposhti 2-0 Kievon në San Siro, falë golave të Sulley Muntari dhe Keisuke Honda në takimin e javës së 6 të Serisë A, me trajnerin e Milanit që hidhte së bashku që nga fillimi Torres, Menez, Honda e Bonaventura, me kuqezinjtë që gjenin përballë nje treshe ish-ësh në sulm, me Kievon që rreshtonte përpara Birsa, Paloschi e Maxi Lopez. Ishte një fitore më e vështirë nga sa thotë rezultati final, me Milanin që vuajti sidomos në pjesën e parë, përballë një Kievo që nuk i la hapësira, rasti i parë i ndeshjes në të 18 me tentativën e Bonaventuras që shkoi pranë shtyllës, në të 32 Radovanovic provoi nga 30 metrat me një goditje qendrore pa problem për Abiatin dhe statistikat e goditjes së parë në portë që erdhi vetëm në të 32 thotë shumë për pjesën e parë me skuadrat që shkuan në ekuilibër të plotë në dhomat e zhveshjes, ndërsa në të dytën i dha drejtim sfidës Sulley Muntari.

Në minutën e 55 e majtë nga 25 metrat e ganezit që feston me sexhden tradicionale në ditën e festës së gjithë besimtarëve myslimanë, kurban bajramin. Aavantazhi i dha Milanit me Menez që e detyroi Bardin të kundërvihej me fytyrë në minutën e 67, ndërsa në të 70 rasti ishte për Kievon, në një rinisje të shpejtë Lazarevic përparoi përpara duke dështuar pikërisht kur gjendej përballë Abiatit, shpresat e skuadrës veroneze gjithsesi u zvenitën në minutën e 78 kur në një goditje dënimi me një penelatë nga të tijat Honda harkoi topin mbi barrierën e drejt e në rrjetë duke mos i lënë shpëtim Bardit. Më pas pati vend edhe për futjen në lojë të El Sharawyt që në të 94 dhuroi një top të artë të shpërdoruar nga Bonaventura, por vetëm kaq, pasi gjithshka përfundoi 2-0 me Milanin që ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe injekton besim në luftën për zonën Champions.

Publikuar: 05.10.2014 | 12:00
Lexuar: 575 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime