E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Këshillit Evropian të Maqedonisë, Ismet Ramadani thekson se edhe ato pak vlerësime pozitive në këtë raport janë meritë e zyrtarëve të BDI-së, sidomos e zëvendëskryeministrit Fatmir Besimi, i cili ka pasur takime të shpeshta me zyrtarët e institucioneve evropiane.
Ramadani: Ana pozitive në Raport, meritë e BDI-së


Pas marrjes së rekomandimit na Komisioni Evropian, ka pasur një fushatë e lavdërimeve për “sukseset” në njërën anë, dhe gjithashtu edhe kritikat që kanë qenë më të shumta. Derisa zyrtarët kanë lavdëruar faktin se ka pasur Rekomandim, opozitarët dhe analistët politikë theksojnë se kjo është vetëm “lëmoshë” e dhuruar nga zyrtarët evropianë.

Kryetari i Këshillit Evropian të Maqedonisë, Ismet Ramadani thekson se edhe ato pak vlerësime pozitive në këtë raport janë meritë e zyrtarëve të BDI-së, sidomos e zëvendëskryeministrit Fatmir Besimi, i cili ka pasur takime të shpeshta me zyrtarët e institucioneve evropiane.

Por, Ramadani thekson se BDI si pjesëmarrëse në qeverisje duhet që qartë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë që të sqarojë përgjegjësinë e vet dhe ta përcaktojë fajtorin. “BDI është pjesëmarrëse në Qeveri, por në asnjë mënyrë, zyrtarët e saj nuk do të duhej t’u bashkoheshin kolegëve në lavdërimet për që po i bëjnë zyrtarët e VMRO-së”, ka thënë Ramadani, për “Zhurnal”.

Ai ka vlerësuar se marrja e një raporti, të ashtuquajtur pozitiv vetëm për shkak të rekomandimit, është më shumë një lëmoshë që i bëhet Maqedonisë, për shkak se zyrtarët e Komisionit Evropian janë të vetëdijshëm se nëse do të kishte raport pa rekomandim, sigurisht se do të tendosej shumë situata, si në aspektin e raporteve ndëretnike dhe të raporteve pozitë -opozitë.

“Ironia është e madhe për shkak se kryeministri e interpreton raportin në favor të qeverisjes së tij. Ai ende thekson se punon për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit. Në anën tjetër, në raport thuhet qartë se gjyqësia është e politizuar, se mediat nuk janë të lira, nuk ka ndonjë vijë ndarëse ndërmjet pushtetit dhe shtetit, se marrëdhëniet ndëretnike janë të luhatshme dhe nuk punohet sa duhet, se Marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet ashtu siç duhet”.

Ramadani ka përmendur vlerësimet në raportin e KE-së se në Maqedoni nuk ka dialog të mirëfilltë pozitë opozitë dhe kritikohet marrja e vazhdueshme e kredive dhe shpenzimi në shumë raste jo efektiv i parave të buxhetit.

“Sugjerohet që zyrtarët qeveritarë të kenë kujdes për deklaratat që i japin në raport me vendet fqinje. E keqja është se një shtet kandidat që Maqedonia, t’i numërohen gjithë këto dobësi. Ironia është se si pushtetarët, sikur kryeministri, i cili me një buzëqeshje ironike dhe nonshalancë, sikur do të thotë se ai nuk i përfill edhe këto vërejtje për mënyrën e qeverisjes”.

Ramadani thekson se përfundimisht mund të thuhet se për këtë gjendje më shumë është e brengosur BE-ja sesa udhëheqësit e Maqedonisë.

“Për këtë duhet hapur debat serioz edhe në mediume se vërtet, ashtu siç thotë edhe Stefan Fule, Maqedonia është në qorrsokak. Këtu dikush do të arsyetohet se ngecjet ndodhin vetëm për shkak të emrit, po ajo është komplet në ngecje sa i përket zhvillimit të demokracisë”.

Në anën tjetër, Bojan Mariçiq nga Qendra për Arsim Evropian e vlerëson si “rekomandim të mjerë” një dokument që shoqërohet me kritika të rrepta në fushat kryesore të zhvillimit demokratik.

“Sugjerohet qartë se për të pasur rekomandim të mirëfilltë vitin e ardhshëm duhet bërë hapa të menjëhershëm për të zgjidhur problemet e lidhura me dialogun politik, mediat, pavarësinë e gjyqësorit, mosmarrëveshjes”, ka thënë Mariçiq, për REL.

Publikuar: 09.10.2014 | 19:41
Lexuar: 721 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime