E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Në këto momente të vështira ne i shprehëm ngushëllim familjes së të ndjerit dhe ofruam ndihmën tonë konsullore. Në lidhje me këtë çështje, kemi bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë nga Qeveria, të cilët po hetojnë zhvillimet. Gjithashtu, jemi në komunikim edhe me shtetasit e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje të pikëlluar”, deklaroi ambasadori britanik Charles Garrett.
Britaniku i vdekur, ish-drejtori i










Shtetasi britanik që ndërroi jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, është Colin Jeffry, 58 vjeç, ish-drejtor i kompanisë “Johnson Mety” për Maqedoninë.

Të dhënat u bënë të ditur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Ai ndodhej në Maqedoni me qëllim që të sillte këtu një investim nga jashtë, por sëmundja që i ngjan virusit “Ebola”, i mori jetën.

“Në këto momente të vështira ne i shprehëm ngushëllim familjes së të ndjerit dhe ofruam ndihmën tonë konsullore. Në lidhje me këtë çështje, kemi bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë nga Qeveria, të cilët po hetojnë zhvillimet. Gjithashtu, jemi në komunikim edhe me shtetasit e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje të pikëlluar”, deklaroi ambasadori britanik Charles Garrett.

Para se të vdiste, Jeffry ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje të forta stomaku, por ka refuzuar të vizitohej në mjek.

Ai është nga Kardifi, ka grua dhe tre fëmijë.

Publikuar: 10.10.2014 | 17:32
Lexuar: 607 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime