E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetar i Këshilli Nismëtar të Lëvizjes për Reforma në PDSH, u zgjodh Qerim Mahmuti, i cili theksoi se Saraji nga sot u ka thënë PO reformave sepse sipas tij Saraji dhe është i vendosur për të bërë një PDSH që fiton. Mahmuti u zotua se bashkë me degën do të angzhohen maksimalisht për organizimin e Kongresit të mirëfilltë të PDSH-së, duke respektuar në detaj Statutin e partisë.
Sela nga Saraji: Për ne ekziston vetëm kombi, familja dhe Zoti








Sonte në Saraj u zhvillua Kuvendi i Këshillit iniciues për reforma në PDSH, ku i pranishëm ishte edhe nismëtari i kësaj levizjeje, Ziadin Sela, i shoqëruar nga kryetarët e Këshillave në degët më të mëdha si Adnan Neziri -Tetovë, Abedin Imeri-Bogovinë, Burhan Aliu-Kumanovë dhe shumë kryetarë nëndegësh aktualë të PDSH-së.

Sela para anëtarëve të PDSH-së në Saraj ka theksuar se kjo është anëtarësia e vërtetë e PDSH-së dhe jo anëtarësi virtuele.

“PDSH-ja është e anëtarëve të saj dhe jo pronë e dikujt. Të gjithë kemi dhënë mund për të nxjerrë në dritë platformën e PDSH-së, por ja që mundin tonë dikush e ka keqpërdorur dhe të njëjtin e ka vën në funksion të realizimit të interesave të tij personale. Anëtari i vërtetë i PDSH-së nuk mund ta identifikojë veten me politikën e dirigjuar nga Restorant Sushiko. Nëse ai person e identifikon veprimtarinë e vet politike me Sasho Mijallkovin, anëtarësia e vërtetë këtë nuk mund ta pranojë. Ka ardhur koha që ti thuhet Stop kësaj mënyre udhëheqjeje. Tashmë askush nuk mund ta ndalë reformimin e PDSH-së. Për ne ekziston vetëm kombi, familja dhe Zoti. Nuk ka kulte individësh” – theksoi me tjerash Sela nga Saraji.

Kryetar i Këshilli Nismëtar të Lëvizjes për Reforma në PDSH, u zgjodh Qerim Mahmuti, i cili theksoi se Saraji nga sot u ka thënë PO reformave sepse sipas tij Saraji dhe është i vendosur për të bërë një PDSH që fiton. Mahmuti u zotua se bashkë me degën do të angzhohen maksimalisht për organizimin e Kongresit të mirëfilltë të PDSH-së, duke respektuar në detaj Statutin e partisë.

Lëvizja e Selës, takimin e radhës do ta mbajë në Çair, nesër (e hënë) me fillim në orën 19, ku do të formojë Këshillin Iniciues për këtë komunë.

Publikuar: 13.10.2014 | 09:23
Lexuar: 545 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime