E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas TMZ-së, 17-vjeçarja do të fitojë 550 mijë $ nga filmi i saj i fundit ‘The Equalizer’, me protagonist të mirënjohurin Denzel Washington.
Chloe Garce Moretz, adoleshentja më e paguar në Hollivud









Është bërë e famshme që në moshën 13-vjeçare, kur interpretoi një vrasëse në filmin e vitit 2010 ‘Kick Ass’. Tani, 4 vjet më vonë, Chloe Grace Moretz është shndërruar në adoleshenten më të paguar në Hollivud.

Sipas TMZ-së, 17-vjeçarja do të fitojë 550 mijë $ nga filmi i saj i fundit ‘The Equalizer’, me protagonist të mirënjohurin Denzel Washington.

Chloe ka “futur në xhep” 400 mijë $ si fillim, ndërsa shumë shpejt do të marrë 150 mijë $ bonus që parashikoheshin në kontratë nëse filmi do të grumbullonte 100 milionë $ në “box office” të Amerikës së Veriut.

Deri tani, filmi ku 17-vjeçarja interpreton një prostitutë ruse ka grumbulluar 64 milionë $ që nga shfaqja e tij e parë në muajin shtator.

Publikuar: 13.10.2014 | 14:11
Lexuar: 592 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime