E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë e bëj jo në vazhdim të nacionalizmit, sepse besoj më tepër në bashkëjetesën e mirë mes popujsh, por i them një “të lumtë” të madhe, për mishërimin historik pikërisht të atij territori. Serbët dhe në liturgjinë e tyre merren me territorin dhe unë kësaj rradhe po për territorin po flas, por në fakt “Autochthonous” në këtë territor janë shqiptarët.
Autochthonous!












BESI BEKTESHI

Kësaj rradhe, një ide për shqiptarët pothuaj është më shumë se sa një luftë për të mbrojtur pikërisht ide! “Autochthonous” është më tepër realiste se sa “Shqipëria Etnike” e thënë shkurt. Një pjesë e shtypit të huaj në gabim e sipër kanë kujtuar se ajo është harta e Kosovës dhe normalisht që e kanë konceptuar si të tillë, por në fakt ato janë territoret shqiptare, të cilat kanë banorët autoktonë dhe kjo është më e rëndësishme se vetë harta. Atij që i ka rënë në mend të shkruajë “Autochthonous”, sigurisht unë i uroj të gjithë të mirat e kësaj bote.

Këtë e bëj jo në vazhdim të nacionalizmit, sepse besoj më tepër në bashkëjetesën e mirë mes popujsh, por i them një “të lumtë” të madhe, për mishërimin historik pikërisht të atij territori. Serbët dhe në liturgjinë e tyre merren me territorin dhe unë kësaj rradhe po për territorin po flas, por në fakt “Autochthonous” në këtë territor janë shqiptarët. E gjithë histeria e ngritur në Beograd (sigurisht nga jo të gjithë) kishte të bënte me flamurin shqiptar. As shteti serb, as policia, as federata nuk donin që të ngrihej flamuri shqiptar. Duke qenë të përkëdhelurit e vetes në ditët e sotme, duke qenë modele të një nacionalizmi absurd dhe deri dje vrastar, duke pasur dhe një kishë aspak miqësore me kombe të tjera, duke pasur këngë dhe parrulla vrastare edhe sot e kësaj dite, nuk donin që flamuri shqiptar të jetë në një ndeshje kombëtaresh.

E para UEFA, nuk duhet ta pranonte, por edhe Federata jonë tepër tolerante ka pranuar të jetë në kushte mungese të simbolit të shtetit dhe kombit shqiptar. Dakord, edhe kësaj rradhe serbët janë toleruar nga ne dhe UEFA në krenarinë e tyre kombëtare vrastare dhe jo tolerante deri në idiotizëm. Arsyetimet se “nuk sigurojmë dot rendin” janë po aq të natyrës së keqe sa dhe idiote. Një kombëtare që mezi shkruan emrin e shtetit dhe ku një stadium ulëret dhe bën zhurmë në himnin kombëtar të një shteti sovran dhe fqinj, ishte dhe mizerja e fillimit. Këta pra janë vagabondët modernë dhe aspak të qytetëruar në një stadium të Beogradit. Trima kur janë shumicë dhe të armatosur të tillë monstra dhunues kombëtarisht dhe të fortë me të pa armatosurit, gjithmonë kanë bërë të fuqishmin me ata që janë pak, të pa armatosur dhe të sëmurë?! Vagabondë dhe horra, që turpërojnë dhe ata që janë njerëz normalë në Serbi, të tillë monstra kanë bërë që Serbia të dalë përpara botës me zakonin e një të pagdhenduri të pandreqshëm. U kontrolluan deri gazetarë dhe federata jonë, u ndaluan shqiptarët dhe u persekutuan të gjithë duke mos u lejuar të hyjnë në stadium, ku nuk po bëhet luftë, por ndeshje futbolli. Vetëm në Beograd ndodh kjo?

Nuk janë të zotët të fitojnë, vjen momenti që shqiptarët rrezikojnë dhe ata godasin me bërryla e shkelma dhe tashmë po shkon puna deri te humbja brenda. E tani në qiellin e stadiumit shfaqet droni me katër helika me territorin shqiptar dhe dy korifejtë e pavarësisë së shtetit shqiptar I. Qemali dhe I. Buletini ku territoret shqiptare kanë poshtë fjalën “Autochthonous”! E mrekullueshme si gjetje dhe nuk ka nevojë të quhet provokim, sepse mos lejimi i flamurit shqiptar është një moment tepër shokues në një ndeshje futbolli ndërkombëtare dhe për më tepër mos lejimi i tifozëve. As UEFA nuk duhet ta toleronte këtë mos respekt ndaj një shteti dhe kombi. Nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur sikur kombëtares franceze të mos i lejohet flamuri me tre ngjyra dhe të mos lejohen tifozët?! Jo, nuk mund ta marr as me mend, por as që bëhet fjalë se federata e futbollit francez do të kishte pranuar të luante?! Del droni dhe qartësisht tregohet edhe burrnia e sportistëve shqiptarë për të ruajtur territorin shqiptar dhe nga harta në fushë. Nuk e di, mbase edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë, po, me siguri atë gjë do të bëja dhe unë do të mbroja territorin shqiptar në hartën e improvizuar.

Tashmë që nga kjo ditë, as politika dhe as historiografia jonë nuk duhet të ketë frikë më të jetë Autochthonous dhe kjo punë ka marrë fund. Ne jemi autoktonët, neve na takon territori dhe ne duhet të mbrojmë këtë territor shqiptar. E për këtë jemi më tolerantë, sepse nuk kemi priftërinj dhe hoxhallarë të predikojnë “gjëma kundër serbëve” si kundër ndodh në Serbi kundër shqiptarëve! Ne nuk djegim as flamurin e NATO-s, as atë të BE-së dhe as të Amerikës! Ne thjesht duhet të luanim me djemtë tanë kundër serbëve në futboll dhe të fitonte më i miri. Kaq dhe nuk do të jepte kush jetën për lojën. Por për territorin shqiptar, edhe pse në lojë, duhet dhënë jeta. Për atë territor ku janë varret e të parëve dhe ku do të rriten fëmijët tanë. Prandaj “Autochthonous” është shumë e drejtë dhe tashmë nuk duhet pasur frikë të përmendet dhe nga politika shqiptare me më shumë guxim. As ka gjë me Shqipninë Etnike dhe as me atë natyrale, kjo “Autochthonous” i mbyll të gjitha me një fjalë. I lumtë atij që e ka gjetur! I madh!

Publikuar: 17.10.2014 | 19:04
Lexuar: 1463 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime