E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vazhdim ju sjellim disa foto në të cilat shihet dizajneri i ri teksa punon në atelien e tij personale.
Ju prezantojmë punën e dizajnerit të modës, Driton Xhelili










Ai ka nisur punën në këtë profesion si 16 vjecar, duke e pasur si pasion të thellë punën e modës. ''Unë që në moshën 16 vjecare jam duke u marrë me këtë profesion. Kam mbaruar shkollimin në Prizren, vend ku kam punuar edhe një kohë të gjatë por për shkak të largësisë nga familja vendosa që të kthehem në vendlindje në Preshevë për të bërë dicka ekskluzive që asnjë më parë nuk e kishte bërë.

Qyteti im kishte nevojë për dizajne të tilla'', shprehet Driton Xhelili dizajneri i modës i cili thotë se kjo punë ka shumë stres dhe lodhje. ''Me profesionin që kam jam shumë i kënaqur por ndonjëherë ndodh që ka disa momente me shumë stres e poashtu lodhje, është normale por sado pak këtu e gjejë veten më rehat, e sa i përket jashtë vendit kam pasur dëshirë më herët të largohem nga këtu por kur bën një punë të mirë dhe je i kënaqur me klientelën besoj se gjithkush do të kishte dashur të jetë më afër familjes dhe vendlindjes'', shton Dritoni më tej, i cili është i pajisur edhe me licencë për punën që bën. Në vazhdim ju sjellim disa foto në të cilat shihet dizajneri i ri teksa punon në atelien e tij personale.
Driton Xhelili

Publikuar: 18.10.2014 | 12:29
Lexuar: 1809 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime