E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas “Shqiptares” ngjarja ka ndodhur në orën 15:15 të hënën pasdite, në hyrje të rrugës “Don Bosko” ku një makinë e policisë së kryeqytetit nuk ka respektuar semaforin, duke kaluar me të kuqe.
Tiranë, Policia Rrrugore gjobit Policinë Bashkiake









Në vazhdën e operacioneve kundër shkelësve të rregullave të qarkullimit, Policia Rrugore nuk ka kursyer sot edhe policinë e Bashkisë së Tiranës.

Një automjet i Policisë Bashkiake është gjobitur për mosrespektim të semaforit.

Sipas “Shqiptares” ngjarja ka ndodhur në orën 15:15 të hënën pasdite, në hyrje të rrugës “Don Bosko” ku një makinë e policisë së kryeqytetit nuk ka respektuar semaforin, duke kaluar me të kuqe.

Polici rrugor ka plotësuar procesverbalin e masës administrative e cila do marrë formën përfundimtare pasi të vendosë komisioni i vlerësimit të shkeljeve pranë Policisë Rrugore të Tiranës.

Kujtojmë që prej ditësh, Policia Rrugore po ndëshkon pa dallim të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit, qofshin këta politikanë apo njerëz të tjerë publikë.

Pak ditë më parë, deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani dhe kreut të Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, iu hoqën patentat për mosrespektim të rregullave të qarkullimit.

Publikuar: 20.10.2014 | 22:47
Lexuar: 649 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime