E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kurdët e Irakut kanë luftuar gjithmonë për qytetin e pasur me naftë, Kirkuk, që shpesh është quajtur edhe Jeruzalemi kurd.
Të gjithë duan Kobanin, çfarë ka të veçantë qyteza në kufirin turko-sirian?!



Nga: Adri Myftiu

Deri para pak javësh, shumë pak njerëz kishin dëgjuar të flitej për qytezën e vogël në kufirin turko-sirian.

Por me rënien e Kobanit, ISIS do të kontrollonte pothuajse të gjithë vijën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë, një fitore strategjike që mund të sjellë shqetësime të mëdha në të ardhmen. Pasi, siç kanë paralajmëruar vetë drejtuesit e operacioneve kundër tyre, kjo luftë mund të zgjasë shumë.

Deri para pak javësh, shumë pak njerëz kishin dëgjuar të flitej për qytezën e vogël në kufirin turko-sirian, i njohur në arabisht si Ain al-Arab, qyteza e Kobanit në pak kohë u shndërrua në qendrën e rezistencës së forcave kurde ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Megjithatë, vëmendja ndërkombëtare erdhi shumë vonë për 45 mijë banorët, shumica fermerë, të cilët janë larguar pothuajse të gjithë për në Turqi.

Por edhe pse sot mund të kuptohet rëndësia që Kobani të mos bjerë në duart e ekstremistëve, ajo që është e pashpjegueshme është se si kjo qytezë është shndërruar në simbolin e shpresave të kurdëve për të ndërtuar shtetin e tyre, Kurdistanin, që shtrihet teorikisht në katër shtete: Iran, Irak, Siri dhe Turqi.

Kurdët e Irakut kanë luftuar gjithmonë për qytetin e pasur me naftë, Kirkuk, që shpesh është quajtur edhe Jeruzalemi kurd. Ndërsa ata të Sirisë, që mendohet të kenë mbërritur aty në vitet 1920, luftojnë jo se kanë ndonjë lidhje të veçantë, por sepse e shohin si simbol të rezistencës ndaj regjimit të Asadit dhe tashmë, atij të ISIS.

“Qyteti ka fituar rëndësi të veçantë tani, edhe sepse është bërë qyteti i parë sirian që po i reziston kaq shumë forcave të ISIS”, thotë analisti kurd që qendron në SHBA, Sirvan Kaxho. “Qytetet e tjera kanë rënë në duart e forcave të ISIS pa bërë fare rezistencë”.

Kobani u themelua si një fshat i vogël në vitin 1892 në kohën e Perandorisë Osmane. i quajtur në osmanisht Arab Punar, mori statusin qytet në vitin 1911 pas ndërtimit të stacionit hekurudhor. Në pak kohë u popullua nga refugjatë armenë që i largoheshin përndjekjes së turqve në vitin 1915. Pas tyre mbërritën edhe kurdët nga Anadolli.

Emri kurd i qytetit, Kobani, mendohet se është një version i deformuar i fjalës “kompani”, që i referohet kompanisë gjermane që ndërtoi hekurudhën. Të tjerë pretendojnë se është deformim i fjalës gjermane “bahn”, që do të thot tren.

Në vitin 1921, qyteti u nda arbitrarisht në dysh. Ana turke u quajt Mursitpinar, pikërisht zona ku sot kanë ngritur kampet e tyre mbi 100 mijë refugjatë nga Kobani dhe fshatra të tjerë sirianë. Por për analistin turk, Mustafa Minavi, Kobani ka pak të bëjë me të shkuarën.

“Tani ai qytet është në zemër të ëndrrës kurde”, thotë ai. “Ka më shumë lidhje me ambiciet e tyre në të ardhmen. Kobani do të shërbejë si pikë nga ku do të zbatohet plani për vetëvendosje të kurdëve, sirianë dhe turq”.

Pavarësisht se Turqia më në fund lejoi futjen e kurdëve irakianë për të ndihmuar ata në Kobani gjatë luftimeve, ka zëra që pretendojnë se ISIS po bën praktikisht punën e pisët të Ankarasë, për të shtypur çdo lëvizje për autonomi që pretendojnë të ngrenë kurdët.

Nëse Kobani bie në duart e militantëve, edhe pse ata do të jenë në dyert e Europës dhe një shteti anëtar të NATO-s, shprest e kurdëve do të pësonin një goditje të madhe.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, ka propozuar krijimin e një zone neutrale përgjatë kufirit, por kritikët e shohin këtë si një plan për të pushtuar veriun e Sirisë, sikurse ka ndodhur në parë me Qipron veriore.

Kurdët kanë ngritur alarmin se rënia e Kobanit do të bënte që ekstremistët e Shtetit Islamik të kishin kontroll mbi rrugët kryesore që të çojnë nga Raka, kryeqendra de facto e Kalifatit të tyre, dhe Alepos.

Fakti është se ISIS ka në zotërim edhe disa pika të tjera kyçe përgjatë kufirit me Turqinë dhe nuk ka kryer asnjë veprim që të nënkuptojë se ka ndërmend të kalojë përtej.

Por pavarësisht kësaj, me rënien e Kobanit, ISIS do të kontrollonte pothuajse të gjithë vijën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë, një fitore strategjike që mund të sjellë shqetësime të mëdha në të ardhmen.

Pasi, siç kanë paralajmëruar vetë drejtuesit e operacioneve kundër tyre, kjo luftë mund të zgjasë shumë.

Publikuar: 22.10.2014 | 16:07
Lexuar: 1229 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime