E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fabio Cannavaro përfundon në telashe. Guardia di Finanza e Napolit i ka sekuestruar futbollistit një pasuri prej 900 mijë eurosh, në lidhje me një mashtrim fiskal të kryer nëpërmjet “Fd Service “srl”, shoqëri për dhënien me qira të jahteve luksoze që menaxhohej së bashku me bashkëshorten e tij nga fituesi i Topit të Artë në vitin 2006.
Fabio Cannavaro nën akuzë për evazion fiskal


Evazioni fiskal i Canavaros daton në periudhën nga 2005 deri në 2010, dhe gjatë këtyre viteve nëpërmjet mashtrimit ka evituar pagimin e detyrimeve fiskale

Fabio Cannavaro përfundon në telashe. Guardia di Finanza e Napolit i ka sekuestruar futbollistit një pasuri prej 900 mijë eurosh, në lidhje me një mashtrim fiskal të kryer nëpërmjet “Fd Service “srl”, shoqëri për dhënien me qira të jahteve luksoze që menaxhohej së bashku me bashkëshorten e tij nga fituesi i Topit të Artë në vitin 2006.

Akti i sekuestrimit u firmos nga gjykatësi i hetimeve paraprake të Gjykatës së Napolit. Përvec Cannavaros nën hetim rezultojnë dhe bashkëshortja e tij, Daniela Arenoso, një kunat i ish futbiollistit si dhe një person i katërt. Të gjithë akuzohen për evitim nëpërmjet mashtrimit për pagimin e detyrimeve fiskale.

Autoritetet italiane zbuluan se Fabio Cannavaro dhe bashkëshortaj e tij përdornin 3 nga mjetet lundruese që disponoheshin nga shoqëria “FD Service srl”, për qëllime personale dhe jo për qiradhënie, aktivitet për të cilin ishte krijuar shoqëria.

Guardia di Finanza e Napolit i ka sekuestruar ish kapitenit të kombëtares italiane të futbollit para që kishte në llogaritë e tij bankare si dhe një skaf të vogël Itama 38 me vlerë 180 mijë euro. Evazioni fiskal i Canavaros daton në periudhën nga 2005 deri në 2010, dhe gjatë këtyre viteve nëpërmjet mashtrimit ka evituar pagimin e detyrimeve fiskale që e kalojnë shumën e 1 milionë eurove.

Publikuar: 23.10.2014 | 09:08
Lexuar: 642 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime