E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ismet Jonuzi ka krijuar një libër poetik që ngjan si një poemë e gjatë, e përbërë nga disa poezi ku nëpërmjet toneve elegjiake, evokuese e përmalluese shpreh konsideratën dhe dashurinë thellësisht njerëzore ndaj një miku i cili për të ka një domethënie të jashtëzakonshme.
Ismet Jonuzi-Krosi botoi përmbledhjen poetike “Shpalim vajesh”

























VLERËSIMET

Ismet Jonuzi ka krijuar një libër poetik që ngjan si një poemë e gjatë, e përbërë nga disa poezi ku nëpërmjet toneve elegjiake, evokuese e përmalluese shpreh konsideratën dhe dashurinë thellësisht njerëzore ndaj një miku i cili për të ka një domethënie të jashtëzakonshme.

Ismet Jonuzi duke ja kushtuar një libër mikut që nuk është më në këtë botë, njëkohësisht i këndon miqësisë. Me gjuhën e figuracionit ai herë shpalos botën e tij e herë fokusohet te profili shpirtëror i heroit të tij poetik. I shkruar me qëllim dedikimi ky libër është një himn mbi miqësinë e cila kur është e sinqertë mbetet e përjetshme.

Tetovë, më 22.09.2014, Doc. Dr. Salajdin Saliu

VLERËSIM PËR PËRMBLEDHJEN “SHPALIM VAJESH”

Përmbledhja poetike “Shpalim vajesh” e poetit, historianit e gazetarit arkivor, Ismet Jonuzi-Krosi është një përmbledhje që i ngjan poemave elegjiake baladeske. Përbëhet nga një cikël poezish ku shprehet toni i dhimbjes elegjike me tone të fuqishme kujtese e përmallimi familjar e shoqëror për birin, babain, shokun që është ngërthyer në thurrinën merimangës të dhimbjes shpirtërore e që bëhet pjesë e përjetshme deri në amshim.

Këtë vëllim poetik, poeti ia përkushton mikut të tij të fëmijërisë e të rinisë që kurbeti ia grabiti nga kthetrat e shpirtit, por do të mbetet gjithmonë evokimi e dhimbja shoqërore për te. Në disa vargje na përkujton dhimbjen e përmallshme si te rilindasit, posaçërisht si te Çajupi, Naimi etj. e veçmas vajtimin e Ajkunës për të birin Omerin për djalin e vdekur te këngët legjendare.

Hetohen figurat poetike të fuqishme dhe ndërtimi leksikor i kompozitave me sintagmën lule, që simbolizon njomësinë e dhimbjes e lehtësimin e truallit të varrit. Ky libër do të mbetet një himn i miqësisë e elozhe e madhërisë së përjetësisë së dashurisë hyjnore.

Tetovë, më 30.09.2014, Prof. Aliriza Hakiu

IsmetJonuzi - Krosi, lindi më 01.11.1966, në fshatin Kamjan të rrethinës së Tetovës.

Veprat e botuara:

1. Jeta dje dhe sot në luginën e Pollugut, 2006;
2. Golgota Shqiptare I (1946-1952), 2007;
3. Organizata Kombëtare “Besa” dega e Tetovës (1935-1944), 2008;
4. Golgota Shqiptare II (1952-1963) & III (1963-1970), 2008;
5. Takimi me shekujt, 2008;
6. Golgota Shqiptare IV (1970-1980) & V (1980-1990), 2009;
7. XheladinMurati, profesor, politikan dhe studiues i pedagogjisë, 2009;
8. Mehmet Gega, simboli i Qëndresës Kombëtare (me bashkautorë Prof. Dr. Nebi Dervishi), 2011;
9. Golgota Shqiptare VI (1980-1990), 2012;
10. Ditari i Gani Lumës, 2012 dhe
11. Përmbledhje me poezi SHPALIM VAJESH, 2014.

Publikuar: 24.10.2014 | 16:34
Lexuar: 1222 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime