E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Greqia veçmë ndërmori aktivitete serioze midis të cilave është edhe lëshimi i madh nga pozicioni fillestar grek në kontestin lidhur me emrin e vendit, ndërsa ai është emër i komplikuar dhe është dëshmi shumë konkrete se ne dëshirojmë zgjidhje. Tjetra u mbetet autoriteteve dhe kryeministrave të dy vendeve të vazhdojnë të punojnë", theksoi Papadopulu.
Ambasadorja Papadopulu: : Nga zgjidhja e emrit do të përfitojnë edhe Shkupi dhe Athina











Shpresojmë se deri në qershor do të kemi zgjidhje. Të gjitë ne punojmë nën supozimin se do të ketë përparim dhe zgjidhje, kjo do të ishte qasja më e mirë, deklaroi sot ambasadorja greke në Maqedoni Aleksandra Papadopulu në Universitetin FON, e pyetur nëse Greqia sërish do ta bllokojë Maqedoninë për marrje të datës për fillim të negociatave nëse deri në samitin e qershorit të BE-së nuk arrihet kompromis për çështjen për emrin.

"Pse të mendojmë dhe të flasim për një skenar të tillë për të cilin jam e sigurtë se as ju e as ne nuk dëshirojmë të realizohet. Duhet të punojmë në zgjidhjen", tha Papadopulu, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve.

E pyetur nëse Qeveria greke do t'i realizojë në vepër angazhimet për zgjidhje të kontestit për emrin, që si pritje ishte e theksuar nga kryeministri Nikolla Gruevski në Madrid pas takimit me kolegun e tij grek Jorgos Papandreu, ajo theksoi se nuk mund të flasë në emrin e kryeministrit dhe vërejti në, siç tha, lëshimet që Greqia veçmë i ka bërë për këtë çështje.

"Greqia veçmë ndërmori aktivitete serioze midis të cilave është edhe lëshimi i madh nga pozicioni fillestar grek në kontestin lidhur me emrin e vendit, ndërsa ai është emër i komplikuar dhe është dëshmi shumë konkrete se ne dëshirojmë zgjidhje. Tjetra u mbetet autoriteteve dhe kryeministrave të dy vendeve të vazhdojnë të punojnë", theksoi Papadopulu.

Në pyetjen se kush do të ketë benefit nga zgjidhja e kontestit Maqedoni-Greqi për emrin, ajo tha se kjo gjithsesi do t'i përforcojë marrëdhëniet ekonomike të cilat veçmë janë vendosur dhe se që të dyja palët do të kenë përfitim.

"Çështja për emrin është si elefant në dhomë, askush nuk mund ta shmang, por jeta vazhdon edhe mëtej. Me zgjidhjen e tij do të mund të vendosim marrëvehsje bilaterale dhe bashkëpunim më të madh. Biznesmenët do të vinë në vend, do të bëjnë para, ndërsa do të përfitojë edhe vendi juaj. Ne do të përfitojmë me atë që do të kemi fqi me të cilin nuk kemi probleme. Dëshiroj të nënvizojë se për Greqinë interes strategjik është stabiliteti, integriteti, ekzistimi dhe prosperiteti i vendit tuaj, ndërsa këtë ne e bëjmë për të mirën tonë për shkak se ju duam si fqi i fuqishëm. Ky është interesi jonë si grekë, ndërsa ju do të fitoni ardhmëri më të mirë për vendin tuaj në kuadër të institucioneve evropiane, stabilitetit më të madh dhe marrëdhënie më të mira, do të guxoja të them, me fqiun tuaj strategjik. Me këtë që të dyja palët fitojnë shumë", tha ambasadorja Aleksandra Papadopulu.

Ajo sot para studentëve të FON-it mbajti ligjërim me temë "Gjendja ekonomike në Greqi dhe prania e saj në Maqedoni". /mia/

Publikuar: 19.05.2010 | 19:04
Lexuar: 1234 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime