E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

NSI vlerësimi do të sigurojë evaulim të hollësishëm të palëve të dobëta dhe të fuqishme të institucioneve në formë të raportit gjithpërfshirës për vendin.
Sistemi kombëtarë antikorruptues i integritetit me mbështetjen e BE-së










Deri në maj të vitit të ardhshëm në Maqedoni zbatohet projekti "Përforcim i Sistemit të integritetit kombëtar në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia dhe ndjekja e zhvillimit të përpjekjeve antikorruptuese", financiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian. Në Maqedoni projektin do ta realizojë Transparensi Internashënall - Maqedoni (TI-Maqedoni).

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Avio Orav në fillimin e sotëm zyrtar të projektit, tha se ai jep mundësi për skrining të jashtëm për funksionimin e institucioneve në vend dhe do të japë rekomandime të dobishme për organet relevante. Korrupsioni, tha ambasadori, mbetet problem serioz në vend, por edhe në tërë rjaonin, ndërsa BE-ja jep mbështetje në ballafaqimin me problemin. Lufta kundër korrupsionit, sipas tij është një ndër pritjet kryesore të qytetarëve.

Sllagjana Taseva nga IT-Maqedoni tha se me projektin do të bëhet vlerësim i Sistemit kombëtar të integritetit, i cili e shënon kryesinë e faktorëve dhe institucioneve në një vend të cilët ndikojnë në atë si ajo është e drejtuar. NSI vlerësimi do të sigurojë evaulim të hollësishëm të palëve të dobëta dhe të fuqishme të institucioneve në formë të raportit gjithpërfshirës për vendin.

Do të bëhet evaluim i institucioneve publike kyçe dhe faktorëve relevantë në sistemin e menaxhimit të vendit në krahaism me kapacitetin e tyre të tërësishëm, sistemet për menaxhim të brendshëm dhe proceduara dhe roli i tye në sistemin e tërësishm të integritetit.

Vlerësimi i përfshin pushtetin ligjdhënës, pushtetin ekzekutiv, gjyqësinë, sektorin publik, organin për zbatimin e ligjeve, Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Avokatin e Popullit, Entin shtetëror për revizion, Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit, partitë, mediat, shoqërinë cilvile dhe sektorin privat.

Taseva tha se në Maqedoni gjithashtu do të evaluohet puna e Prokurorit Publik dhe për herë të parë ndërmarrjet në pronësi shtetërore.

Projekti do të zbatohet në Shqipëri, BeH, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. (MIA)

Publikuar: 29.10.2014 | 13:40
Lexuar: 500 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime