E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Ekonomisë, të cilët i kanë bërë thirrje kryeministrit Viktor Orban, që të tërheq planin, përmes të cilit ofruesit e shërbimeve të internetit detyrohen të paguajnë përafërsisht 3 dollarë në muaj për vetëm një parapagues, kurse 29 dollarë për një biznes.
Vijojnë protestat masive kundër qeverisë në Hungari


Më shumë se 100 mijë persona kanë dalë rrugëve të Budapestit mbrëmjen e së martës duke protestuar kundër një ligji të ri të qeverisë hungareze për vendosjen e taksave ndaj përdoruesve të internetit.

Protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Ekonomisë, të cilët i kanë bërë thirrje kryeministrit Viktor Orban, që të tërheq planin, përmes të cilit ofruesit e shërbimeve të internetit detyrohen të paguajnë përafërsisht 3 dollarë në muaj për vetëm një parapagues, kurse 29 dollarë për një biznes.

Ky ishte tubimi i dytë në tri ditët e fundit, kundër këtij plani. Në ditën e parë të protestave të mbajtur të dielën, po ashtu para Ministrisë së Ekonomisë, në rrugë kishin dalë rreth 10 mijë persona.

Në një deklaratë për media lëshuar nga organizatorët e protestës, të cilët kanë më shumë se 210 mijë mbështetës në rrjetin social “Facebook”, thuhet se me këtë veprim, qeveria po bën shkelje themelore të të drejtave të njeriut.

Më tej thuhet se ‘shfrytëzimi i internetit me pagesë do të pengojë qasjen e barabartë të përdoruesve, duke i ndarë hungarezët që jetojnë në kushte më të këqija ekonomike”.

Ky plan u njoftua nga qeveria e djathtë e drejtuar nga kryeministri Viktor Orban më 21 tetor, ndërsa zbatimi i tij do të nisë së shpejti.

Këto janë protestat e para me të cilat kjo qeveri përballet që nga viti 2010, kohë në të cilën ajo erdhi në pushtet.

Publikuar: 29.10.2014 | 19:20
Lexuar: 562 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime