E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrja e amvisërive me internet me shtrirje të gjerë në numrin e përgjithshëm të amvisërive është rritur prej 65 për qind në vitin 2013, në 67,7 për qind në vitin 2014.
Internet më së shumti shfrytëzojnë nxënësit dhe studentët


Përafërsisht 70 për qind e amvisërive të Maqedonisë kanë qasje në internet nga shtëpia, ndërsa më së shumti e kanë shfrytëzuar edhe studentët.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2014, 68,3 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia dhe është për 3,3 për qind më shumë në krahasim me këtë kuartal të vitit të kaluar.

Pjesëmarrja e amvisërive me internet me shtrirje të gjerë në numrin e përgjithshëm të amvisërive është rritur prej 65 për qind në vitin 2013, në 67,7 për qind në vitin 2014.

Pothuajse të gjitha (99,1 për qind) e amvisërive me qasje në internet, kanë pasur shtrirje të gjerë (fikse dhe mobile) lidhje të internetit.

Në tremujorin e parë të vitit 2014, nga popullata e tërësishme të moshës prej 15 deri në 74 për qind, kompjuter kanë shfrytëzuar 67,6 për qind, ndërsa internet kanë shfrytëzuar 68,1 për qind. Internet më së shumti kanë shfrytëzuar nxënësit dhe studentët përkatësisht 96,3 për qind, 55,2 për qind e shfrytëzuesve të internetit në tremujorin e parë prej vitit 2014 kanë përdorur celularë ose telefon të mençur për qasje të internetit jashtë shtëpisë ose në punë.

Publikuar: 31.10.2014 | 20:39
Lexuar: 565 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime