E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishte humbje e madhe, por njëkohësisht na dha më shumë forcë dhe moral për të vazhduar misionin e shenjtë: themelimin e UÇK-së, për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Afrimi dhe Fahriu, prijatarët e UÇK-së


Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishte humbje e madhe, por njëkohësisht na dha më shumë forcë dhe moral për të vazhduar misionin e shenjtë: themelimin e UÇK-së, për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Haliti në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se 25 vite më parë, në Bregun e Diellit, në Prishtinë, jehuan fort pushkët lajmëtare të lirisë nga Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. “Qëndresa e tyre përballë forcave serbe, sado që paraqet vazhdimësi të traditës luftarake të Kombit tonë për liri dhe pavarësi, ishte e pashembullt. Rënia e Afrimit dhe Fahriut ishte humbje e madhe, por njëkohësisht na dha më shumë forcë dhe moral për të vazhduar misionin e shenjtë: themelimin e UÇK-së, për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Të përjetshme do të mbeten në kujtesën e Kombit lavdia dhe respekti për jetën dhe veprën e këtyre prijatarëve të UÇK-së”, ka shkruar Haliti.

Publikuar: 02.11.2014 | 18:45
Lexuar: 960 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime