E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth takimit u shpreh edhe Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Shtefan Fyle i cili tha se po ecet përpara në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, por shtoi se ka ende shumë për të bërë. Pas këtij takimi, kryeministri Berisha pritet të kthehet sot në Shqipëri, ndërsa kreu socialist Rama ditën e shtunë.
Rama- Berisha në Strazburg, nuk arrihet kompromisi


















Ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ne tryezen e organizuar nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes politike në Shqipëri.

Pas rreth 4 orë bisedimesh në restorantin “Krokodil” ne Strazburg, Rama u shpreh se kauza e opozitës për transparencë të zgjedhjeve do të vazhdojë.

Rreth takimit u shpreh edhe Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Shtefan Fyle i cili tha se po ecet përpara në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.
Pas këtij takimi, kryeministri Berisha pritet të kthehet sot në Shqipëri, ndërsa kreu socialist Rama ditën e shtunë.

Në darkën e shtruar për dy lideret shqiptare, moren pjese edhe Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Shtefan Fyle, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, si edhe eurodeputeti Eduard Kukan qe kryeson komisionin per Ballkanin. /alsat/

Publikuar: 21.05.2010 | 01:01
Lexuar: 1216 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime