E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arsene Wenger dorëzohet, Chelsea ka marrë arratinë dhe askush nuk mund ta arrijë. Trajneri i Arsenalit nxjerr flamurin e bardhë pas suksesit të bluve në Liverpool dhe dështimit të skuadrës së tij në fushën e Swansea. 11 ndeshje pa humbje për Chelsean janë një sinjal i qartë për Ëenger se skuadra e Mourinhos nuk ka rivalë në këtë sezon.
Dorëzohet Wenger: Chelsea nuk ka rivalë


Trajneri i Arsenalit nxjerr flamurin e bardhë pas suksesit të bluve në Liverpool dhe dështimit të skuadrës së tij në fushën e Swansea.

Arsene Wenger dorëzohet, Chelsea ka marrë arratinë dhe askush nuk mund ta arrijë. Trajneri i Arsenalit nxjerr flamurin e bardhë pas suksesit të bluve në Liverpool dhe dështimit të skuadrës së tij në fushën e Swansea. 11 ndeshje pa humbje për Chelsean janë një sinjal i qartë për Ëenger se skuadra e Mourinhos nuk ka rivalë në këtë sezon.

“Për momentin Chelsea është i pakapshëm. Nëse shikojmë pikët që kanë grumbulluar, askush nuk mund t’i kërcënojë. Ata bënë një start shumë të mirë gjatë këtij sezoni”.

Pas barazimit të çmendur kundër Anderlecht, për skuadrën e Wenger erdhi një tjetër rezultat zhgënjyes në fushën e uellsianëve të Swanseas dhe trajneri francez e pranon se “Topçinjtë” nuk po kalojnë një moment pozitiv.

“Kemi përjetuar një javë të dobët për shkak të rezultateve dhe asaj që kemi treguar në fushën e lojës. Kjo është një situatë vërtet zhgënjyese. Barazuam me Anderlechtin edhe pse ishim në avantazh të trefishtë, ndërsa Swansea arriti të na kalonte edhe pse ishim në avantazh 1-0. Është për të ardhur keq sepse një ekip i madh duhet t’i shfrytëzojë këto situata për të marrë tre pikët”.

Publikuar: 11.11.2014 | 10:16
Lexuar: 516 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime