E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo deklaratë e Luis Enriques, sipas të gjitha gjasave vjen për shkak dënimit të madh që ka marrë Suarezin, pas incidentit me Chiellinin në Kupën e Botës.
Suarez është ‘kthyer nga Guantanamo’


Në momentin që Luis Suarez është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Barcelonës, Luis Enrique kishte thënë se tashmë skuadra e tij ka një të burgosur i cili duket se është kthyer nga burgu Guantanamo.

Kjo deklaratë e Luis Enriques, sipas të gjitha gjasave vjen për shkak dënimit të madh që ka marrë Suarezin, pas incidentit me Chiellinin në Kupën e Botës.

“Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique shkoi te lojtarët dhe i tha të gjithëve: “Mirë, ata më në fund e lëshuan nga Guantanamo dhe e kanë lënë që të jetë me neve këtu në stërvitje”.

“Çdokush përshëndeti të burgosurin e lëshuar, ndërsa unë kam bërë më të mirën time, duke tentuar të mos jem në qendër të vëmendjes”, kishte shkruar Suarez në librin e tij autobiografik, ku është duke zbuluar shumë gjëra.

Suarez është transferuar te Barcelona nga Liverpooli gjatë kësaj vere, ndërsa ai nuk ka luajtur në shumë ndeshjet e para të sezonit për shkak të dënimit që morri, pas incidentit me Chiellinin në Kupën e Botës.

Publikuar: 12.11.2014 | 19:10
Lexuar: 648 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime