E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në atë kohë gruaja denoncoi në prokurori rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport, por falë procedurave burokratike ai arriti të ikte, duke marrë fëmijët me vete.
Vritet në Siri një shqiptar, vajza e djali i mbesin atje








Shkëlzen Dumani, një prej vullnetarëve myslimanë shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe që janë shpallur në kërkim nga shteti shqiptar, është vrarë së paku dy ditë më parë, i thanë gazetës ‘Tema’ familjarë të tij. Dumani, me origjinë nga Peshkopia, ka ikur një vit më parë në Siri, duke marrë me vete dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç, dhe duke lënë këtu gruan, të cilës nuk i tregoi.

Në atë kohë gruaja denoncoi në prokurori rrëmbimin e fëmijëve, dhe policia turke arriti ta mbajë disa orë në aeroport, por falë procedurave burokratike ai arriti të ikte, duke marrë fëmijët me vete.

Më pas nëna e tij ra në kontakt me të, duke ju lutur të kthehej, por ai nuk ju bind. E detyruar në këto kushte, nëna shkoi në Siri, në përpjekje për të marrë nipin dhe mbesën, por dhe ajo u mbajt aty.

Tani drama e madhe u përket dy fëmijëve të familjes Dumani, të cilët janë pa baba në një kamp në Siri, dhe me gjyshen e tyre, për të cilën askush nuk di gjë më se si ia del. Një rast i ngjashëm ishte dhe në Kosovë, kur një luftëtar mori fëmijën me vete, por Shërbimi Sekret i Ksoovës arriti t’ia kthente fëmijën nënës.

Publikuar: 13.11.2014 | 12:30
Lexuar: 746 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime