E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo edhe më parë ka qenë e admiruar nga ky brend, ku në rrjetet sociale ‘KTZ’ ka postuar rregullisht fotografi të këngëtares nga klipi “MMV”, e krahas saj edhe të super yjeve botërore, Rihannas dhe Rita Orës, me veshjet e kësaj marke. Por, si duket ky brend nuk ka vendosur të ndalet me kaq, transmeton Tribuna.
Tuna, pjesë e brendit ‘KTZ’


Përveç që synon që skenën muzikore botërore ta arrij nëpërmjet muzikës, këngëtarja Tuna është një nga artistet shqiptaret që po pretendon të depërtoj edhe në industrinë ndërkombëtare të modës. Ajo është bërë imazh i kompanisë me renome botërore ‘KTZ’ me të cilët do zhvillojë edhe një set fotografish
Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna është bërë imazh i kompanisë me renome botërore ‘KTZ’.

Ajo edhe më parë ka qenë e admiruar nga ky brend, ku në rrjetet sociale ‘KTZ’ ka postuar rregullisht fotografi të këngëtares nga klipi “MMV”, e krahas saj edhe të super yjeve botërore, Rihannas dhe Rita Orës, me veshjet e kësaj marke. Por, si duket ky brend nuk ka vendosur të ndalet me kaq, transmeton Tribuna.

Ata kanë ftuar këngëtaren shqiptare që ajo të jetë imazh i koleksionit të ri dhe të realizojë një foto sesion profesional me ta. Bashkë me të në këtë foto sesion do të jetë edhe hip hop ylli i Babastars, Cozman .

Në faqen e ‘KTZ’-së mund të shihen edhe fotografi të yjeve të tjera si Jessie J dhe Katy Perry, të cilat furnizohen nga ky brend veshjesh. Deri tani ky është suksesi më i madh për këngëtaren e cila përveç nëpërmjet muzikës në skenat botërore po synon që të depërtoj edhe nëpërmjet modës.

Publikuar: 19.11.2014 | 19:06
Lexuar: 1110 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime