E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2005 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO është vendosur që Dita Botërore e Filozofisë të shënohet çdo vit, në të tretën e enjte të Nëntorit.
Dita Botërore e Filozofisë







Dita Botërore e Filozofisë është vendosur të shënohet në vitin 2002 nga UNESCO për të nderuar reflektimin filozofik në të gjithë botën me hapjen e hapësirave të lira dhe të qasshme.

“Nuk ka gjeni të filozofisë pa dialog dhe, në botën e globalizuar, dialogu duhet të përfaqësojë fillesa të ndryshme të diturisë dhe kjo ka influencuar njerëzit të mendojnë për historinë dhe e cila jo gjithmonë është mjaftueshëm e detajuar ose e dokumentuar në tekstet tradicionale”, është mesazhi i Irina Bokova, drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s.

Objektivë e Ditës Botërore të Filozofisë është të inkurajojë njerëzit nëpër botë të shfaqin trashëgiminë e tyre filozofike dhe të hapin mendjet e tyre për ide të reja, duke inspiruar debate publike ndërmjet intelektualëve dhe shoqërisë civile mbi sfidat me të cilat përballet shoqëria jonë.

Në vitin 2005 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO është vendosur që Dita Botërore e Filozofisë të shënohet çdo vit, në të tretën e enjte të Nëntorit.

Tema për këtë vit është “ Transformimet shoqërore dhe dialogu ndërkulturor”.

Publikuar: 20.11.2014 | 10:54
Lexuar: 839 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime