E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mesditë do të mbahet tribunë me temë “Kontributi i shoqërive dhe klubeve shqiptare në formimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”.
Në Manastir sot shënohet 106 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Instituti nacional “Muzeu i Alfabetit” në Manastir për nderë të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe ka organizuar disa aktivitete kulturore.

Në mesditë do të mbahet tribunë me temë “Kontributi i shoqërive dhe klubeve shqiptare në formimin e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe”.

Ndërsa, në orën 19.00 në Shtëpinë e Kulturës në Manastir, zëvendëskryeministri Xhaferri do të marrë pjesë në Akademinë Solemne që organizohet me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe .

Akademia organizohet nga Drejtoria e Muzeut të Alfabetit mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Musa Xhaferri, nesër ( e Shtunë 22.11.2014) me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të vizitojë Muzeun e Alfabetit në Manastir. Vizita do të realizohet në orën 13.30 minuta.

Përvec zëvendëskryeministrit në këtë aktivitet do të marrin pjesë shumë personalitete nga jeta kulturore dhe shkencore në Maqedoni dhe më gjerë.
Në Manastir nesër shënohet 106 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe


Urim nga Gruevski me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe

Kryeministri, Nikolla Gruevski sot dërgoi urim deri te pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe.

"Unifikimi dhe krijimi i një alfabeti modern paraqet hap të rëndësishëm ndaj zhvillimit arsimor dhe kulturor. Ky është edhe çelësi për zhvillim dhe rritje në të gjitha proceset, kulturore, ekonomike, politike dhe kulturore.

Festa e sotme është ditë e rëndësishme për të gjithë pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, por edhe shënimi i tij është i rëndësishëm për zhvillimin e multietnicitetit dhe kultivimit të vlerave të tilla", thotë kryeministri i Maqedonisë në urim.

Në të ai shton se përmes festimit të tyre e kultivojmë tolerancën, e valorizojmë respektimin e ndërsjellë i cili si shtet është i rëndësishëm, ndërsa, siç potencon, duke i ndarë veçoritë e bashkësive ne krijuam model i cili duhet të jetë shembull për nga veçantia e tij dhe për nga karakteristikat e bashkëjetesës së përbashkët, respektit dhe traditës së mirëkuptimit të ndërsjellë.

"Vlerat e tilla duhet të rrënjosen thellë në mesin e qytetarëve dhe janë pjesë e pashkëputshme e Republikës së Maqedonisë. Prandaj se si do të sillemi ndaj këtyre çështjeve varet edhe çfarë të ardhme do të ndërtojmë. Këto janë vlera të përbashkëta të cilat duhet të jenë përparësi e shoqërisë tonë dhe stimul me forca të përbashkëta të vazhdojmë të punojmë për të mirën e shtetit tonë, të vazhdojmë me angazhimet për sigurimin e kushteve për rritje dhe zhvillimin e standardit të qytetarëve", thotë kryeministri Gruevski në urimin deri te pjesëtarët e bashkësisë shqiptare.

Bashkimi ndaj këtyre temave të rëndësishme jep energji shtesë dhe jam i bindur, thotë Gruevski, se vetëm kështu mund të arrijmë shumë më shumë për shtetin tonë të përbashkët Republikën e Maqedonisë.

Musa Xhaferri, zëvendës kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe

Të nderuar,

Sot, kur shënojmë përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit në Manastir, duhet rikujtuar rrugën që ecën shqiptarët deri te unifikimi i Alfabetit të vet. Rrugë kjo që edhe njëherë ka dëshmuar se shqiptarët gjithmonë kanë patur vizionin e qartë për ardhmërinë e tyre dhe se gjithmonë kanë qen të unifikuar rreth atij vizioni.

Delegatët e Kongresit, me objektivitet shkencor e intelektual, e nën dritën e përkatësisë evropiane të kombit shqiptar, me angazhimin plot sakrifica të intelektualëve e gjuhëtarëve të kohës, u ngritën mbi logjikën fragmentare, mbi psikologjinë krahinariste, mbi përkatësinë fetare dhe morën vendim të interesit mbarëkombëtar.

Në emër timin dhe të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë shqiptarëve këtë datë të lavdishme për historinë tonë kombëtare.

Me respekt,
Musa Xhaferri
Zëvendës kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë


Urim nga Ivanovi me rastin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, sot dërgoi urim deri te pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë.

"Duke e shënuar Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë e konfirmojmë përcaktimin për kultivimin e shoqërisë tonë multietnike dhe respektimin e diversiteteve etnike dhe kulturore. Shënimi i 22 Nëntorit do të thotë kultivim i vlerave kultrore të bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Duke i respektuar, përforcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet e ndërsjella ne kontribuojmë në ndërtimin e bashkjetesës së përbashkët", thotë Ivanov në urim.

Pasuria e një populli, shton Ivanov, bazohet mbi respektimin e traditës, në trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore që është thelb i cili më vete e mbart të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen. Duke i theksuar dallimet, potencoi presidenti i Maqedonisë, ndërtojmë besim dhe mirëkuptim në shoqërinë në të cilën nuk duhet pasur paragjykime për dallimet etnike, nacionale dhe fetare.

Publikuar: 21.11.2014 | 15:19
Lexuar: 1870 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime