E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

MASH-i për këtë disponon me një fond të posaçëm, me ç’rast studentëve u jepet bursë, por edhe u financohet qëndrimi për studime të ciklit të parë, dytë dhe të tretë në universitetet botërore prestigjioze.
MASH-i siguron bursa për në universitetet botërore prestigjioze




Një numër i konsiderueshëm i studentëve veç më po shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar bursë nga MASH-i për studime në universitetet më të mira të ranguara sipas listës së Shangait.

MASH-i për këtë disponon me një fond të posaçëm, me ç’rast studentëve u jepet bursë, por edhe u financohet qëndrimi për studime të ciklit të parë, dytë dhe të tretë në universitetet botërore prestigjioze.

Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, inkurajon studentët që të aplikojnë për këto bursa të posaçme, sepse në këtë mënyrë i jepet mbështetje arsimit sipëror dhe kërkimit shkencor.

“MASH-i siguron bursa për të gjithë studentët që regjistrohen në cilindo universitet në botë, i cili është i ranguar në 100 universitetet më të mira sipas listës së Shangait. Në 200 universitetet më të mira, sipas të njëjtës listë, por në drejtimet teknike, tre vite me radhë realizohet i njëjti program, ku ka numër të konsiderueshëm të studentëve në ciklin e parë, dytë dhe të tretë. Ministria i mbulon të gjitha harxhimet e tyre jo vetëm për shkollim, por edhe për harxhimet shtesë që u nevojiten studentëve për të jetuar dhe në shtetin ku studiojnë dhe ky numër prej viti në vit po rritet”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë të obliguar të punojnë në Maqedoni dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë jo vetëm në rritjen e cilësisë së arsimit në vend, por edhe në rritjen e nivelit të bashkëpunimit me universitetet perëndimore.

Publikuar: 08.12.2014 | 16:23
Lexuar: 842 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime