E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2012 ajo u godit në kokë nga një taleban gjatë një fushate për edukimin e vajzave.
Malala dëshiron të bëhet kryeministre










Aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai ka thënë për BBC pas marrjes së çmimit Nobel se shpreson që të ndjekë një karrierë politike.

Ajo madje tha se shpreson që një ditë të bëhet kryeministre e Pakistani pasi të ketë mbaruar studimet në Britaninë e Madhe.

Malala është fituesja më e re në moshë e çmimit Nobel.

Në vitin 2012 ajo u godit në kokë nga një taleban gjatë një fushate për edukimin e vajzave.

“Shpresoj që vendi im të zhvillohet dhe të shoh që çdo i ri të marrë edukimin e duhur”, tha Malala në emisionin “Hardtalk” të BBC.

Frymëzimi i Malalas ka qenë Benazir Bhutto, e cila ka qenë dy herë kryeministre e Pakistanit para vrasjes në vitin 2007.

“Nëse mund t’i shërbej më mirë vendit tim duke i’u futur politikës dhe duke u bërë kryeministre, përfundimisht do të zgjedh këtë”, tha Malala për BBC.

Ajo është bashkëfituese e çmimit së bashku me aktivistin Kailash Satyarthi dhe tha se ishte një nder që ishte përkrah tij në fitimin e këtij çmimi.

“Kisha këtë dëshirë që kur nisa fushatën për edukimin e fëmijëve. Ky çmimi më ka dhënë shumë kurajo, shpresë dhe forcë, pasi shoh shumë njerëz që më mbështesin”, tha Malala.

Ajo tha se ndjehet gati të marrë gjithë përgjegjësitë që i takojnë dhe se është një detyrë që të ndihmojë komunitetin e saj.

Malala dhe Kailash Satyarthi ndanë bashkë çmimin prej 1.4 milionë dollarësh pas fushatave të tyre për të mbrojtur fëmijët nga skllavëria dhe marrjen e një edukimi të përshtatshëm.

Malala tha se ishte e zhgënjyer që kryeministri i Pakistanit nuk ishte në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel.

Komiteti i ndarjes së çmimeve Nobel tha se ishte e rëndësishme që një mysliman dhe një hindu, një pakistaneze dhe një indian u bënë bashkë për një kauzë të rëndësishme siç është ajo e të drejtave të fëmijëve.

Publikuar: 10.12.2014 | 10:30
Lexuar: 483 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime