E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Për tre netë me radhë grupet pjesëmarrëse nga vëndi dhe diaspora do të prezantojnë veshjet popullore, vallet, folklorin, trashëgimëninë e pasur të vlerave kulturore", tha kryetari i bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, në fjalën e tij përshëndetëse.
Festivali i V-të Folklorik Tipologjik Kombëtar në Lushnje








Rr.Isufaj

- Festivali i V-të Folklorik Tipologjik Kombëtar, organizuar nga Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike prezantoi të martën në mbrëmje grupin etnogtrafik të Tiranës, Durrësit, Beratit, Prizrenit dhe grupin e vllehëve të Kavajës.

Ky Festival i cili do të vazhdojë për gjatë tre ditëve veç grupeve të 12 qarqeve të vendit do të prezantojë dhe grupet e shqiptarëve nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.

"Për tre netë me radhë grupet pjesëmarrëse nga vëndi dhe diaspora do të prezantojnë veshjet popullore, vallet, folklorin, trashëgimëninë e pasur të vlerave kulturore", tha kryetari i bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, në fjalën e tij përshëndetëse.

"Qyteti i Lushnjes shquhet për kulturën dhe veprimtaritë artistike si dhe për emrat e mëdhenj që i ka dhënë kulturës kombëtare, si Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Vath Koreshi , emra që janë shndërruar në legjendë," tha Sanxhaku.
"Grupet e përzgjedhura përbëhen nga interpretues, specialistë e njohës të spikatur të folklorit, dhe do të sjellin traditën kulturore shpirtërore të kombit tonë si brenda dhe jashtë hartës politike, për t'ua transmetuar brezave," tha drejtori i QKVF, Esat Ruka.

Publikuar: 26.05.2010 | 19:11
Lexuar: 2866 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Granit (31/05/2010 00:07:42) Pergezime per festivalin tipologjik kombetar, doja te thoja se gjithqka ka qen ne nivel dhe ka qen nje organizim i bukur, une kam qen vet prezent dhe i kam perjetuar shume me emocion te trija netet , doja te veqoja ansamblin ,,Lidhja e Prizrenit " nga |Prizreni ku qe ne fillim i dha frym te thell startit te ketij edicioni me nje parakalim fantastik me ato zyrle dhe daulle karakteristike ku poashtu edhe programi i tyre ishte i veqant nga te tjeret dhe kishte tamam folklor te prezentuar me nje vjetersi antaresh dhe me shume origjinalitet, nje gje qe nuk me bere te mendoj eshte se si ky festival eshte garues dhe garat behen ne mes te te vjeterve dhe te rinje diku nga 7 vjeq e me siper andaj spo mund ta imagjinoj dot se si behet gare me kete diferenc moshash , ku nese mendojm me thell me lere te kuptoj se edhe ne sport duhet te ndryshohen kriteret qe pionieret ne futboll lirisht mund te bejn gara me senior me mosh mbi 30 vjet qe per mua eshte absurde te vije deri te kjo, dhe do te doja te rekomandoja edhe organizatoreve qe te japin nje sqarim per kete gare foklorike ose ne te kunderten mendoj se imazhi i ketij festivali do te bie dukshem.flm

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime