E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në hapjen e debatit, dekani i Fakultetit Juridik të USHT-së, Prof. dr. Mersim Maksuti, theksoi se nevojitet një konsensus i gjerë për stemën e re dhe se ajo duhet të reflektojë karakterin multietnik të vendit dhe në të, të jenë të përfshira të gjitha etnitetet.
Fakulteti Juridik i USHT-së organizoi debat për propozimin e  Qeverisë për ndryshimin e Stemës




Në organizim të Fakultetit Juridik të USHT-së, sot në Shkup u organizua debat publik lidhur me propozimin e Qeverisë lidhur me ndryshim e Stemës së Republikës së Maqedonisë.
Në këtë debat morën pjesë profesorë të USHT-së, historianë nga vendi, Shqipëria dhe Kosova.

Në hapjen e debatit, dekani i Fakultetit Juridik të USHT-së, Prof. dr. Mersim Maksuti, theksoi se nevojitet një konsensus i gjerë për stemën e re dhe se ajo duhet të reflektojë karakterin multietnik të vendit dhe në të, të jenë të përfshira të gjitha etnitetet.

“Meqë kushtetuta e RM, me nenin 5 e rregullon çështjen e simboleve shtetërore, siç janë stema, flamuri dhe himni, kjo paraqet një nga çështjet më të rëndësishme të këtij vendi, andej edhe mënyra e vendosjes së rregullimit të kësaj problematike është lënë sipas Kushtetutës, që kjo çështje të rregullohet me ligj dhe të miratohet me dy të tretat e votave dhe me votim të dyfishtë. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se stema paraqet një nga çështjet më të rëndësishme të këtij vendi dhe një nga vlerat më të rëndësishme që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001. Duke u nisur nga kjo, është shndërruar në një nga temat më të nxehta dhe madje është vonuar zgjidhja e kësaj çështje, tha prof. Maksuti.


Ndërkaq, historian i njohur nga Shqipëria, Prof. dr. Pëllumb Xhufi u shpreh se luani më herë kanë qenë në stemën e fiseve të lashta, principatave dhe familjeve aristokrate, dhe se në shekullin XII e gjejmë luanin te Anton Skura në Manastirin e Lezhës, ndërsa e kemi edhe te Topiajt.


“Tani luanin që e gjejmë te këta dy princër e gjejmë edhe tek Gjergj Kastriot Skënderbeu, në fazën e pjekur të shtetit të tij. Skënderbeu i shton shqiponjën me dy krerë, që ishte stema e familjes së Kastriotëve, edhe luanin edhe një yll që është me gjashtë cepa ose me tetë cepa, por kjo ngelet për t’u parë. Këtu kam një fotografi që kam bërë në Barleta para 25 vjetëve, të varrit të një Gjon Kastrioti siç quhej, pra ishte dy shekuj më vonë, më 1700-të, i cili pasi ka vdekur është murosur në Kështjellën e Barletës dhe ky ka stemën e familjes së kastriotëve në kohën e Skënderbeut, ku është luani, shqiponja me dy krerë dhe ylli me gjashtë apo me tetë cepa, kjo mbetet për t’u diskutuar. Këtë e kemi të kompozuar edhe te një libër lutjesh të cilën Alfonsi i pestë i Napolit në vitin 1454 ia dërgon si dhuratë Skënderbeut dhe në hyrje të librit është pikërisht kjo stemë e periudhës më të mirë të principatës së Kastriotëve, që ka të tre elementet”, tha ai.

Ndërsa historiani Shyqyri Nimani theksoi se nevojitet debat më i gjerë për stemën dhe ajo të jetë gjithëpërfshirëse dhe të reflektojë të gjitha etnitetet që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Ai, si shembull mori rastin e Australisë, ku për çështjen e flamurit është hapur një konkurs që zgjat me dekada.

Katerina Todorova nga Instituti i Historisë Nacionale të RM-së, kërkoi që të organizohen debate të përbashkëta lidhur me propozim e Qeverisë për ndryshimin e stemës dhe vetëm duke diskutuar bashkërisht mund të arrihet në zgjidhje që është e pranueshme për të gjitha palët.
“Ajo që është pozitive në këtë debat është se ne hapim çështje mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy kombësi më të mëdha. Mendoj që ky debat ndoshta do të duhej të ishte në një nivel pak më të gjerë. Më vjen keq që ne në institute nuk e pamë të rrugës që t’i ftojmë edhe kolegët nga Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, megjithatë, asnjëherë nuk është vonë, nëse doni të bëni diçka pozitive dhe ana pozitive mund të qëndrojë në debatet e përbashkëta”, theksoi zonja Todorova.

Duhet theksuar se Fakulteti Juridik i USHT-së, edhe në të kaluarën ka organizuar aktivitete me interes për publikun.

Zyra për informim
Fakulteti Juridik i USHT-së organizoi debat për propozimin e  Qeverisë për ndryshimin e Stemës

Publikuar: 15.12.2014 | 18:02
Lexuar: 762 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime