E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shënues të golave ishin Mateo Kovaçiq në minutën 19' dhe Andrea Ranokia në minutën 55'.
Fitore e parë e Interit pas kthimit të Mançinit
Ekipi i Interit e shënoi fitoren e parë nën kryesimin e trajnerit Roberto Mançini. "Nero-azurët" mbrëmë në Veronë, në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të të Kampionatit italian në futboll e mposhtën Kievon me rezultatin 2:0.

Shënues të golave ishin Mateo Kovaçiq në minutën 19' dhe Andrea Ranokia në minutën 55'.

Për Interin kjo ishte fitorja e pestë gjatë stinorit, ndërsa me po aq ndeshje baras dhe humbura ndodhet nga mesi i tabelës.

Kievo e shënoi disfatën e tetë dhe me 13 pikë mbeti në pjesën e poshtme të tabelës, në një vend më lartë se ekipet të cilat ndodhen në zonën e rrezikshme.

Në duelin tjetër të mbrëmshëm Empoli dhe Torino luajtën baras 0:0.

Paraprakisht në këtë xhiro janë arritur rezultatet në vijim: Palermo - Sasuolo 2:1, Lacio - Atalanta 3:0, Juventus - Sampdoria 1:1, Xhenova - Roma 0:1, Parma - Kaljari 0:0, Udineze - Verona 1:2, Milan - Napoli 2:0 dhe Çezena - Fiorentina 1:4.

Tabela: Juventus 36 pikë, Roma 35, Sampdoria 26, Lacio 26, Xhenova 26, Milan 24, Napoli 24, .

Publikuar: 16.12.2014 | 11:11
Lexuar: 574 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime