E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ministrat i Punëve të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Nikolla Poposki dhe Mile Janakiesi, të cilët do të marrin pjesë në pjesën ekonomike të Samitit.
Gruevski në Takim me kryeministrat e Kinës dhe të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore
Në qendrën Sava në Beograd pasdite filloi takimi i tretë i shefave të qeverive të Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendorre dhe Lindore, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri Gruevski.

Për momentin fillon takimi "16+1" në të cilën temë kryesore e bisedës janë aktualitetet në bujqësi, industri, turizëm, teknologjinë e internetit, transport dhe infrastrukturë, njoftoi korrespodenti i MIA-s. Theks i posaçëm do të vendoset në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe arritjet e marrëveshjeve konkrete për realizimin e projekteve dhe investimeve.

Krahas kryeministrit Gruevski, nikoqirit Aleksnadar Vuçiq dhe shefit të Qeverisë kineze Li Keçjang, në Bograd janë prezent edhe kryeministrat e Shqipërisë, Hungarisë, Sllovakisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Bullgarisë, Estonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Çekisë dhe Rumanisë si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë kroate.

Kryeministri Gruevski sonte duhet të takohet edhe me kolegun e tij hungarez Viktor Orban, ndërsa për nesër është paralajmëruar takim i përbashkët me kryeministrat e RP të Kinës, Serbisë dhe Hungarisë, Li Keçjang, Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, në të cilin do të shqyrtohet mundësia për ndërtimin e hekurudhës eksprese Budapest-Beograd- Shkup-Selanik.

Krahas kësaj, nesër kryeministri Gruevski do të ketë një seri takimesh bilaterale mes të cilave dhe me kolegun e tij kinez.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski dhe ministrat i Punëve të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Nikolla Poposki dhe Mile Janakiesi, të cilët do të marrin pjesë në pjesën ekonomike të Samitit.

Maqedonia është e para nga vendet në rajonin më të gjerë, që veçmë shfrytëzon mjete nga banka kineze Eksim për realizimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Shtip.

Bashkëpunimi i Republikës Popullore të Kinës me vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore filloi para tre vjetëve në Budapest, ndërsa vazhdoi në takimet në Vrashavë në prill të vitit 2010 dhe në Bukuresht vitin e kaluar në nëntor

Publikuar: 16.12.2014 | 20:54
Lexuar: 515 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime