E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ditëlindja e 20-të, padyshim, është rast i mire për të rikujtuar krajatat nëpër të cilat kaloi ky institucion I shkollimit të lartë pë t’u bërë ky që është sot.
Fjalimi i ministrit Ademi në përvjetorin e 20-të të USHT-së





Kam nder të veçantë që marr pjesë këtu dhe të përshëndes Akademinë Solemne, kushtuar jubileut të 20-të të Universitetit Shtetëror të Tetovës, universitet që hapi dyert për studime në gjuhën amëtare. Hapi perspektivën për të rinjtë shqiptarë, që deri atëherë detyroheshin studimet e tyre t’i kryejnë jashtë vendit.

Ditëlindja e 20-të, padyshim, është rast i mire për të rikujtuar krajatat nëpër të cilat kaloi ky institucion I shkollimit të lartë pë t’u bërë ky që është sot.

Universiteti Shteteror I Tetovës arriti t’u përballojë ndërkëmbëzave dhe presioneve të pushteteve që përpiqeshin ta margjinalizojnë e zhbëjnë ekzistimin e tij. Universiteti , ndonëse u ngrit jashtë legjislacionit shtetëror të kohës, në kushte të jashtëzakonshme, u bë kështjellë e pamposhtur e dijes. Ndërsa, nga zyrtarizimi i tij, nga viti 2004 që u bë falë këmbëngulësisë së madhe të garniturës së atëhershme politike shqiptare në pushtet, me një shpejtësi marramendëse arriti të konsolidojë kornizën e vetë funksionuese. Ky moment, ishte vendimtar për perspektivën e mëtutjeshme me rëndësi kombëtare e shtetërore.

Funksionimi nën ombrellën shtetërore dhe nevoja e rinisë sonë bënë që ky universitet të zgjerohet në shumë fakultete, me grupe studimore.

Sot USHT-ja mëton të jetë Universitet i të gjithë të rinjëve të Maqedonisë dhe është i hapur për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të studiojnë në të. Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në USHT është në rritje të vazhdueshme, krahasuar me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend. Tregues ky që dëshmon zhvillimin dhe fokusimin e tij, drejt standardeve të universiteteve evropiane. Ai gjithnjë e më shumë po zgjerohet, po i shton drejtimet dhe studentët, dhe po fiton mirënjohje të karakterit ndërkombëtar. USHT sot funksionon si një tempull I dijes me karakteristika të universiteteve të njohura botërore.

Besojmë se ky trend i suksesshëm në të ardhmen do të favorizohet edhe më shumë nga drejtuesit e universitetit, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të kërkesave tuaja financiare, kadrovike e hapësinore.

Duke uruar 20-të vjetorin e formimit, me pietet të lartë jemi të obliguar ti kujtojmë ata që sakrifuan, kurse për sakrificën e tyre, ne po ashtu, jemi të obliguar që dijes dhe perspektivës studentore ti japim një shtytje të re.

Falimenderit!

Publikuar: 18.12.2014 | 00:06
Lexuar: 915 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime