E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo përbëhet nga 40 copa hekuri të grupuara në 7 segmente. Segmentet rrotullohen me 360 gradë dhe kur sinkronizohen me njëra tjetrën dallohet uji që del nga goja e statujës. Metamorfoza thuhet se u krijua si një auto-portret.
10 statujat urbane më kreative në SHBA
‘Metamorfoza’ në Karolinën e Veriut:

David Cerny krijoi skulpturën ‘Metamorfoza’ , e cila është një skulpturë pasqyruese që mund të shihet në Technology Park. Ajo përbëhet nga 40 copa hekuri të grupuara në 7 segmente. Segmentet rrotullohen me 360 gradë dhe kur sinkronizohen me njëra tjetrën dallohet uji që del nga goja e statujës. Metamorfoza thuhet se u krijua si një auto-portret.

‘Të ecësh në qiell’ në Texas:

Statuja ‘Të ecësh në qiell’ u krijua nga Jonathan Borofsky dhe puna origjinale ndodhet në qendrën e skulpturave Dallas. Kopjet e tij u instaluan në universitetin ‘Carnegie’ në Pensilvani dhe Kore. Skulptura thuhet se është një celebrim i potencialit njerëzor për të rizbuluar qëllimin e tij në jetë.

‘Të zgjohesh në tokën e Princit Xhorxh’ në Maryland:

Skulptura është krijuar nga Seward Johnson dhe u pa fillimisht në parkun Jugort Potomac, Washington D.C. përpara se të zhvendosej për në resortin e National Harbor, vendin e vërtetë të Princit Xhorxh. Statuja është 21 metër dhe tregon mundimin e një personi për t’u çuar. Është e përbërë nga copa alumini të shkëputura dhe të futura nën tokë.

‘Aligatori’ në New York:

Si pjesë e një seriali të njohur ‘Jeta Nëntokë’, Tom Otterness krijoi statujën e bronxit që tregon krijesën e cila ka trupin e një njeriu në kostum dhe kokën e një aligatori. U ndërtua fillimisht për të treguar karakterin e dyfshishtë të njeriut.

‘Piruni gjigand’ në Springield, Missouri:

Piruni gjigand është i gjatë 11 metër dhe peshon 11 ton. Piruni ishte vendosur fillimisht përpara një restoranti në 1998, por biznesi dështoi kështuqë tani mund të shihet përpara një agjencie në stacionin e metrosë në Missouri.

‘Koka e koorporatës’ në Los Angelos, Californi:

Koka e koorporatës është një skulpturë nga artisti Terry Allen dhe poeti Phillip Levine. Është një prezantim ironik i jetës së një të punësuari dhe presonit që ata përballen çdo ditë. Skulptura mund të shihet në Erns & Young Plaza.

‘Skulptura e Lirisë’ në Filadelfia, Pensilvani:

Kjo statujë është 6 metër e gjatë, e ndërtuar prej bronxi nga artisti Zenon Frudakis. Mund të shihet në Filadelfia. Frudakis thotë për skulpturën se lidhet me vështirësitë që ka një njeri kur kërkon të arrijë lartësinë. Këto janë detaje që e bëjnë vëzhguesin ta shohë skulpturën edhe si imazh që përcjell një mesazh të caktuar.

‘Arma’ në Turtle Bay, New York:

Emri original ishte ‘Jo – dhunës’, por tani skulptura njihet më shumë si ‘Arma’. Ajo u dizenjua në 1980 nga artisti suedez Carl Fredrik. Arma është krijuar si një skulpturë pro paqes, e inspiruar nga vdekja e mikut të Carl-it, John Lennon.

Expansioni’ në New York City:

Expansioni është skulpturë e Paige Bradley ajo vë në pikëpyetje ekzistencën humane që na sfidon të bëhemi diçka që nuk jemi. Momentalisht ndodhet në një shkollë private në New York dhe kopjet mund të shihen në Londër e Kaliforni.

‘Dera mes reve’ në Chicago, Illnois:

Dera mes reve është vepër e artistes angleze Anish Kapoor, ishte një nga punët e saj më të suksesshme të publikuara në rrugë. Skulptura peshon 110 ton dhe është prej mërkuri likuid e cila reflekton vijën e qiellit të parë në Chicago dhe brenda saj ndodhet një derë 4 metër. Statuja është 20 metër e gjatë dhe 10 metër e lartë, një nga më të mëdhatë në botë.

Publikuar: 20.12.2014 | 21:14
Lexuar: 910 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime