E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sidoqoftë, në krahasim me vitet e kaluara, sivjet, ndoshta edhe për shkak të mungesës së borës në këtë moment, vendi më i preferuar është Stambolli. Çmimet startojnë nga 460 euro.
Ballkanasit Vitin e Ri e presin në Stamboll
Sipas agjencive turistike në Kosovë, vendi më i kërkuar dhe preferuar i kosovarëve për ta pritur Vitin e Ri 2015 është Turqia.

Kur është fjala për pritjen e Vitit të Ri jashtë, qytetarët e vendeve të Ballkanit as këtë vit nuk kanë kursyer pavarësisht nga kriza ekonomike. Rezervimet për Vitin e Ri për Stamboll, Vjenë, Budapest, Pragë, Bratislavë, Shkup, Tiranë, por edhe Maltë dhe Dubai, kryesisht janë të rezervuara.

Agjencitë e udhëtimeve në Sarajevë, Tiranë, Mostar, Shkup, Podgoricë, Prishtinë dhe Zagreb, të cilat i ka vizituar ekipi i agjencisë së lajmeve AA, janë të kënaqur dhe duke "fërkuar duart" për klientët e tyre dhe rezervimet që kanë bërë.

Sipas agjencive turistike kosovare, vendi më i kërkuar dhe preferuar i kosovarëve për ta pritur Vitin e Ri 2015 është Turqia. Kosovarët e zgjedhin Turqinë për shkak të çmimeve të volitshme dhe se nuk ka nevojë për vizë.

Arsyeja pse kosovarët që vendosin të udhëtojnë jashtë vendit për ta festuar Vitin e Ri, më së tepërmi e zgjedhin Turqinë, kryesisht Stambollin dhe rivierën mesdhetare të Antalya-së, është se nuk ka nevojë për vizë, çmimet janë shumë të volitshme dhe ofertat janë të llojllojshme, nga ato më modeste deri tek ato më luksoze.

Me fjalë të tjera, oferta turistike e Turqisë është më e begatshmja dhe ofron vlerën e kënaqësinë më të madhe për parat e shpenzuara apo si thonë në anglisht “Best value for Money”. Këtë e vërteton edhe pronari i një agjencie turistike nga Prishtina, Tarik Ustaibo. “Për vite me radhë, kosovarët më së shumti udhëtojnë në Turqi, posaçërisht në Antalya dhe Stamboll.

Vitin e kaluar, kemi pasur një rritje të kërkesave për të shkuar edhe për ski, mirëpo sivjet, kemi një rënie, sidomos të kërkesave për të pritur Vitin e Ri duke skijuar. Ndërsa, në Antalya dhe Stamboll, udhëtimet për Antalya dhe Stamboll po vazhdojnë dhe kjo për faktin se më me lehtësi, pa viza dhe pa komplikime tjera, kosovarët udhëtojnë në Turqi”, thotë Tarik Ustaibo.

Përveç ofertave turistike për udhëtimet në Turqi, kompania ka oferta për në Bullgari, Maqedoni dhe Shqipëri. Ustaibo thotë se, kosovarët kryesisht vendosin për udhëtimet në vendet e rajonit për shkak të distancës dhe çmimeve, por edhe për shkak të vizave. Ai thotë se ka edhe të tillë që udhëtojnë në Evropë, por shkuarjet në Evropë janë pak më problematike për shkak të çështjes së vizave.
Ballkanasit Vitin e Ri e presin në Stambollin

Agjentja turistike Fllanza Krajkova thotë se për festat e fundvitit ka interesim të madh të palëve të udhëtojnë jashtë Kosovës dhe se vendet më të kërkuara janë vendet e rajonit dhe Turqia. Ajo thekson se oferta më atraktive për pritjen e Vitit të Ri është në Tiranë, ku çmimi starton nga 70 euro për person.

Sidoqoftë, sipas Krajkovës, rezervimet më të preferuara dhe më atraktive të kosovarëve mbeten ato të Turqisë. Veç kësaj, zgjedhje të shpeshta përmenden edhe qendrat në Bullgari, Banjsko dhe Boroveci, pasi që ato mund të kombinohen me pritjen e Vitit të Ri dhe skijim, sikurse edhe ski-qendrat në Maqedoni, Mavrova dhe Kodra e Diellit (Popova Shapka).

Sidoqoftë, në krahasim me vitet e kaluara, sivjet, ndoshta edhe për shkak të mungesës së borës në këtë moment, vendi më i preferuar është Stambolli. Çmimet startojnë nga 460 euro.

- Ata me "xhepin më të thellë" Vitin e Ri do të presin në Lindjen e Largët apo Amerikën Latine

Veç kësaj, Krajkova tregon se për ata që e kanë "xhepin më të thellë” kanë edhe oferta të tjera speciale siç janë udhëtimet në Lindjen e Largët apo edhe në Amerikën Latine.

Sipas saj, ‘sa më shumë opsione, njerëzit interesohen më shumë, sidomos kur ofertat janë atraktive’ prandaj, Krajkova vlerëson se, përkundër krizës ekonomike në vend, numri i të interesuarve për të pritur Vitin e Ri jashtë Kosovës, sivjet është më i madh në krahasim me vitin e kaluar.

Mirëpo, të njëjtën gjë nuk e thotë edhe Tarik Ustaibo i cili pohon se kriza ekonomike ka ndikuar në fuqinë blerëse të kosovarëve dhe rrjedhimisht, kjo ka ndikuar edhe në numrin e atyre të cilët do të presin Vitin e Ri 2015 jashtë Kosovës. “Mund t’ju them se në krahasim me vitin e kaluar shitja e pakove turistike për vitin e ri ka shënuar një rënie.

Sado që ne jemi të lumtur me punën që e kemi, deshëm apo s’deshëm ne, në krahasim me vitin e kaluar ka rënie të shitjes së pakove turistike për vitin e ri. Sa i përket shifrave, nuk do të ishte në rregull t’ju jap ato sepse nuk i di saktësisht, mirëpo përafërsisht mund të them se rënia është në nivel prej 10-15%, në krahasim me shitjet e vitit të kaluar” thotë Ustaibo.

-Interesi i qytetarëve të Shqipërisë, përveç destinacionëve tjera është edhe për vendet e rajonit

Interesi i qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për të kaluar pushimet dimëroren dhe festat e fundvitit është kryesisht për vendet që ofrojnë çmime të lira dhe mesatare ku kryesisht në këtë periudhë janë Turqia, Greqia dhe Italia. Arbër Shahu është pronar i një agjencie udhëtimesh në Tiranë i cili tregon për AA se ka një interes edhe për vendet fqinje dhe ka një rritje interesi ndaj vendeve me dëborë siç është Kolashini në Malin e Zi dhe Mavrova në Maqedoni, që janë vende që ofrojnë shërbime për pushimet dimërore. Sipas tij në këtë periudhë ka edhe një rritje për turet turistike në vendet evropiane.

Neralda Bejko për AA, një tjetër menaxhere e një agjencie turistike në Shqipëri, tregon se paketat që preferohen më shumë janë ata të cilat janë me ditë pak dhe të shkurtra dhe që kushtojnë më pak, ku gjithashtu kanë edhe mundësinë për të gjetur kohë siç është fundjava.

Etnik Baruti, një tjetër përfaqësues i një agjencie turistike tregon se shqiptarët interesohen edhe për të kaluar natën e ndërrimit të viteve në Itali, sipas tij ngaqë ka edhe një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptar në këtë shtet. Pastaj si destinacione të preferuara vijnë edhe Turqia, Gjermania dhe Zvicra.

“Në rastet e festave shkojnë shumë shqiptarë në Maqedoni, në Budva-Mal të Zi edhe në Turqi, ku për shmebull në festat e Nëntorit kishte shumë që vajtën në këto vende në Dubrovnik, në Maqedoni, në Budva-Mal të Zi edhe në Turqi”- shprehet për AA Etnik Baruti.

- Qytetarët e Sarajevës dhe Beogradit zgjedhin ngjashëm -

Sarajevasit, sipas agjencive turistike, më së shumti kanë shprehur interesim që Vitin e Ri të presin në Turqi, kryesisht në Stamboll, por edhe vende tjera evropiane.

Nga agjencia e cila ka selinë e saj në Sarajevë, Banja Luka dhe Zenicë, thanë se në ofertat për të festuar Vitin e Ri kanë pasur 17 destinacione. Rezervimet për pritjen e Vitit të Ri 2015 në Stamboll kanë thyer rekordin për shpejtësinë e shitjes së biletave, pasi janë shitur në nëntor.

"Ata që kanë vendosur të udhëtojnë për Sicili, kanë ndarë 600 KM (300 euro), ndërsa rezervimi i Vitit të Ri për Stamboll është 650 KM (325 euro). Qytetarët që kanë rezervuar destinacionet e specifikuara do të qëndrojnë në hotelet e pesë yjeve 4-5 ditë", bënë të ditur nga agjencia.

Zgjedhjet e tjera janë Vjena, Bratislava, Budapesti, Prag, Parisi, Barcelonë dhe gjithë këtë me autobus, ndërsa çmimet sillen rreth 200 KM apo 100 euro për Venecia deri 595 KM apo 300 euro për Barcelonë.

Qytetarët e Serbisë po ashtu Vitin e Ri kanë vendosur të presin në qytetet gjeografikisht më të afërta evropiane, në Vjenë dhe Budapest. Nga agjencitë turistike pohojnë se rezervimet më të shitura për pritjen e Vitit të Ri janë ato nga kryeqytetet e vendeve të Rajonit, si janë BeH dhe Kroacia.

Tradicionalisht për qytetarët e Serbisë, Praga është destinacion mjaft i popullarizuar për festat e fundvitit. Rezervimet treditore në Çeki kushtojnë 165 euro. Oferta më e shtrenjtë e agjencive turistike është udhëtimi për në Rusi. Për katër ditë në St. Petërburg dhe në Moskë, me avion nga Serbia qytetarët duhet të ndajnë 685 euro.

- Qytetarët e Maqedonisë për Vitin e Ri udhëtojnë edhe në Jordani -

Drejtori i një nga agjencive më të njohura në Maqedoni Emil Dimitrovski ka thënë për AA se qytetarët e Maqedonisë këtë vit kanë shprehur më së shumti interes që Vitin e Ri 2015 të presin në qytetin e lashtë Jordan Petra, pastaj në Dubai dhe Stamboll.

Agjencitë turistike reklamojnë udhëtime në prag të Vitit të Ri në shumë qytete të Evropës dhe botës, dhe ndër më të pranueshme janë udhëtimet me autobus në Beograd, Romë, Venecia, Pragë dhe Budapest. Nga Agjencitë maqedonase tregojnë se ky vit ka vazhduar trendin e zvogëlimit të numrit të rezervimeve, ndërsa arsyet që i përmendin si më të shpeshta është se njerëzit gjithnjë e më shumë vetë organizojnë udhëtimet e tyre.

Një numër i madh i qytetarëve të Malit të Zi 2015-ën do të presin jashtë vendit. Sipas të dhënave nga disa agjencive të udhëtimit, interesimi më i madh është për në Stamboll, Budapest, Ohër, si dhe në Maltë.

- Malazezët e duan Maltën, Stambollin dhe Ohrin -

"Kemi mbaruar rezervimet për të gjitha destinacione që kemi pasur. Grupet e mëdha do të shkojnë në Maltë, Stamboll, Romë, Milano, Pragë, Berlin, Ohër, Budapest, Selanik, Barcelonë dhe Sicili", thanë në njërën nga agjencitë.

Çmimet sillen prej 110 euro për Ohër, deri 460 euro për pritjen e Vitit të Ri në Maltë. Malazezët Vitin e Ri do ta presin edhe në Zllatibor në Serbi, Dubrovnik në Kroaci, Mostar në BeH, zbuluan nga agjencitë turistike.

- Nga Zagrebi për Sarajevë dhe Beograd tre ditë për 100 euro -

Numri i madh i kroatëve gjatë festave të fundvitit për 25-50 euro udhëtojnë në Vjenë, Pragë, Budapest, Bratislavë. Për Vitin e Ri, agjencia e njohur turistike ofron rezervime treditore dhe disa ditore në qytetet e përmendura por edhe për Sofje, Sarajevë, Beograd dhe Stamboll.

Në njërën nga agjencitë më të lira turistike, më së shumti rezervimet bëhen për në Beograd dhe Sarajevë, për tre ditë duke startuar me 100 euro. Pasojnë më pas Budapesti, Vjena, Bratislava, si "party destinacionet" më të lira. Aranzhimet më të shtrenjta shiten më pak, ndërsa thonë se gjithnjë e më shumë qytetarë për Vitin e Ri shkojnë në Stamboll.

Rezervimet më të lira sillen rreth 100 euro për vizitën treditore në Sarajevë deri në 2.100 euro për Tajlandë. Ka prej atyre që Vitin e Ri do të presin edhe në bregdetin e vendit të tyre, në Opati, Lovran dhe Vodice. (Anadolu Agency)

Publikuar: 24.12.2014 | 11:35
Lexuar: 2219 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime