E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shpresoj që viti 2015 të jetë edhe më i mirë se 2014-shi. Në Real Madrid ne kemi një shpirt grupor, i cili mund të na ndihmojë të fitojmë çdo titull të mundshëm”, theksoi portugezi.
Ronaldo: Reali mund të fitojë gjithçka në vitin 2015


“Ne kemi pasur disa momente të mahnitshme, si finalja e Copa del Rey, Liga e Kampionvë, Superkupën e UEFA-s dhe tani Kupën e Botës për Klube, të cilat ua dedikojmë të gjithë madrilenëve dhe të gjithë njerëzve të klubit, prej presidentit deri te punëtori i fundit, këta trofe janë për të gjithë juve”, ka thënë Ronaldo fillimisht për AS.

“Është e vështirë të thuash se cili nga katër trofetë ishte më i miri, por nëse duhet ta zgjedhë një, atëherë do të jetë ai i Ligës së Kampionëve në Lisbonë. Por, të gjithë ishin të mahnitshëm”.

“Shpresoj që viti 2015 të jetë edhe më i mirë se 2014-shi. Në Real Madrid ne kemi një shpirt grupor, i cili mund të na ndihmojë të fitojmë çdo titull të mundshëm”, theksoi portugezi.

“Është e mundshme që të fitojmë gjithçka vitin e ardhshëm sepse Madridi gjithmonë është një ndër kandidatët kryesor në çdo garë që merr pjesë. Ne do të japim absolutisht gjithçka nga vetja për të fituar çdo trofe vitin e ardhshëm”, ka përfunduar CR7.

Publikuar: 28.12.2014 | 10:20
Lexuar: 721 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime