E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kafeja ka një vend të rëndësishëm në jetën e çdo turku. Ky aktivitet nuk është një panair, sepse brenda tij ka art, muzikë, pikturë dhe kinema", theksoi Sesli.
Festivali botëror i kafesë









Nisi festivali botëror i kafesë "Istanbul Coffee", që ka bashkuar konsumatorët me 55 markat më të njohura të kafesë, përfshirë "infrastrukturën" që shoqëron një nga pijet më të përhapura në botë, bën të ditur agjencia e lajmeve Anadolli (AA).

Alper Sesli, president i Grupit DSM (Zgjidhje Direkte për Marketing) dhe organizator i festivalit "Istanbul Coffee", deklaroi se përhapja e kafesë në botë që prej më shumë se 500 vjetësh dhe mënyrat e përgatitjes së saj janë arsyet kryesore për organizimin e këtij festivali.

"Kafeja ka një vend të rëndësishëm në jetën e çdo turku. Ky aktivitet nuk është një panair, sepse brenda tij ka art, muzikë, pikturë dhe kinema", theksoi Sesli.

"Në këtë festival, që organizohet për herë të parë, marrin pjesë 55 marka kafeje nga e gjithë bota", shtoi ai. (Anadolu Agency)

Publikuar: 30.12.2014 | 17:28
Lexuar: 1158 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime