E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vdekja e artistit është konfirmuar nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano. ‘Është një moment i tmerrshëm’ është shprehur vajza e tij Sara.
Shuhet kantautori italian, Pino Daniele









Muzika italiane ka humbur sot një tjetër artist të madh. Pino Daniele, këngëtari dhe kantautori i mirënjohur napolitan ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një ataku kardiak.

Artisti vdiq nga një atak në zemër, mes natës 4 dhe 5 janar 2015, duke lënë pas një repertor të pasur dhe një muzikë të dashur për publikun.

Vdekja e artistit është konfirmuar nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano. ‘Është një moment i tmerrshëm’ është shprehur vajza e tij Sara.

Pas lajmit të ndarjes nga jeta, shumë këngëtarë kanë shkruar mesazhe lamtumire në rrjetet sociale siç janë Laura Pausini apo Eros Ramazzotti.

“Edhe Pino na la, miku im i madh. Unë dua që ju ta mbani mend me buzëqeshje, ndërsa unë shkruaj, jam duke qarë.

Unë gjithmonë do ta kujtoj si një njeri të pastër dhe një artist të madh. Faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua vëllai i madh, ju gjithmonë do të jeni n ë zemrën time” shkruan Ramazzotti.

Publikuar: 05.01.2015 | 13:38
Lexuar: 1149 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime