E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në film shfaqen shumë ndërtesa, përfshirë Teatrin e Operës, Parlamentin, Sallën e Këshillit, Universiteti e shumë objekte të tjera.
Ivica Daçiq e ‘duartrokiti’ paraqitjen e Shkelzen Dolit (Video)
Koncert tradicional i Vitit të Ri në Vjenë, i cili përmes ekranit televiziv është shikuar nga dhjetëra miliona njerëz nga të gjitha kontinentet, ka promovuar edhe muzikën shqiptare.

Në fakt, gjatë një pushimi në koncert u shfaq filmi "Bulevard - Ringstrase 1865-2015", i cili i përkushtohet 150-vjetorit të kësaj rruge të famshme në Vjenë. Në film shfaqen shumë ndërtesa, përfshirë Teatrin e Operës, Parlamentin, Sallën e Këshillit, Universiteti e shumë objekte të tjera.

Në pjesën e parë të filmit u shfaq edhe performanca me këngë të "shpirtit shqiptar" (Albanian Soul), me autor Shkelzen Dolin, i cili është anëtar i Filarmonisë së Vjenës. Doli, i cili ka lindur në Elbasan, është anëtar i Filarmonisë së Vjenës që nga viti 2009, ndërsa më parë ishte edhe pjesëtar i orkestrës së Operës së Vjenës.

Paraqitja fantastike e Dolit, sipas mediave serbe, nuk do të vërehej nëse këtë nuk do ta bënte publike kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka lënë një mesazh, duke thënë se “është një shenjë e mirë që viti 2015 po fillon me muzikë të bukur shqiptare në koncertin e famshëm botëror të Filarmonisë së Vjenës”.

Duke pasur parasysh edhe deklaratat e mëparshme të Ramës, mediat serbe, këtë e shohin si një provokim të radhës të kryeministrit shqiptar.

Por, së fundi ka rrjedhur edhe një detaj, ku ka të bëjë me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Ky i fundit raportohet se me ftesë të organizatorëve ishte i pranishëm në këtë koncert edhe gjatë performancës së Dolit, madje pas përfundimit të paraqitjes në dokumentar të artistit shqiptar, Daçiq, e ka duartrokitur shkëlqimin e violinistit shqiptar.

Vlen të theksohet se gjatë programit janë ekzekutuar edhe vepra të muzikantëve të mëdhenj botëror, të tillë, si Wolfgang Amadeus Mozart, Claude Debussy, Richard Strauss, Carlos Gardel dhe Olivier Truan.

Publikuar: 06.01.2015 | 14:43
Lexuar: 1334 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime