E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

MASH-i kumtoi se i inkurajon të gjithë ata të cilët kanë propozime konstruktive, por deri më tani nuk kanë vepruar, që ta bëjnë atë në periudhën e ardhshme, sepse mundësia për diskutim edhe më tej mbetet e hapur.
MASH: Janë pranuar disa propozime nga debati për arsim të lartë


Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) pranuan disa propozime të nxjerra nga ana e rektorëve dhe profesorëve në debatin publik të djeshëm për përparimin e cilësisë në arsimin e lartë.

MASH-i kumtoi se i inkurajon të gjithë ata të cilët kanë propozime konstruktive, por deri më tani nuk kanë vepruar, që ta bëjnë atë në periudhën e ardhshme, sepse mundësia për diskutim edhe më tej mbetet e hapur.

Pas përfundimit të debatit publik të djeshëm në lidhje me propozim pakon e reformave për përparimin e cilësisë së arsimit të lartë, kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me përfaqësuesit e tjerë qeveritarë mbajtën takim shtesë në të cilin u diskutuan të gjitha propozimet e ofruara, rekomandimet dhe sugjerimet gjatë diskutimit. Pas përfundimit të analizës për konstruktivite dhe arsyetimin e secilit nga këto propozime në raportin subliminar, nga ana e Qeverisë së republikës së Maqedonisë dhe MASH-it janë pranuar disa prej tyre.

Është pranuar propozimi i Universitetit "Goce Delçev"-Shtip, i cili ka të bëjë me mundësinë që studentët të testohen për gjysmën e lëndëve në vitin e tretë studimor, pavarësisht nga ajo nëse e ka kaluar ose pjesën e parë të provimit shtetëror në fund të vitit të dytë studimor.

Pranohet propozimi i Universitetit "Shën. Cirili dhe Metodi "- Shkup dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, i cili i referohet ndryshimit të mesatares për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë në fushën e sportit, prej 4.00 në 3.00;

Pranohet propozimi i Universitetit të Evropës Juglindore për përmirësimin e kapaciteteve administrative të Këshillit për Akreditim dhe Evaluim të arsimit të lartë duke angazhuar kuadër të kualifikuar shtesë i cili do të punojë në Këshill me orar të plotë pune

Më tutje, sa i përket studimeve të ciklit të dytë ose studimeve post-diplomike, me propozim të Universitetit "Shën. Cirili dhe Metodi " , do të mund të akreditohen për një periudhë kohore prej një ose dy vjet.

Poashtu pranohet propozimi i Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi " Shkup, Universitetit "Shën. Klimenti i Ohrit ", Manastir dhe Fakultetit për Shkenca Shoqërore për programet studimore në fushën e historisë kombëtare, lingustikës dhe arteve, që mos të vlejnë dispozitat e ligjit në pjesën e harmonizimit të përmbajtjes së tyre me përmbajtjen e programeve studimore të njëjta ose të ngjashme në ndonjë nga 50 universitetet me rangim më të lartë nga fushat përkatëse, sipas listës së Shangait, duke marrë në konsideratë edhe specifikat e tyre kombëtare.

Me projektligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, me propozim të Universitetit "Shën. Cirili dhe Metodi", Shkup dhe Fakultetit për Shkenca Shoqërore, do të rregullohet titulli - masgjistër i arteve.

Përveç kësaj, i pranuar është edhe propozimi i Universitetit të Evropës Juglindore për të inkorporuar një regjistër publik të autorëve të punimeve shkencore që janë të botuara në revista shkencore ndërkombëtare që janë pjesë e bazës “Web of science”.

Shprehim mirënjohjen tonë ndaj të pranishmëve në debatin e djeshëm publik, për qëllimin e sinqertë që të kontribuohet në krijimin e politikave sa më të mira dhe kualitative për avancimin e arsimit të lartë.

I inkurajojmë të gjithë ata që kanë propozime konstruktive, por deri tani nuk i kanë shpalosur, ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme, pasi që mundësia për diskutim edhe më tej mbetet e hapur.

Publikuar: 06.01.2015 | 17:06
Lexuar: 1547 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime