E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Taulant Xhaka rinovon kontratën me Baselin deri në verën e vitit 2018. Do të vazhdojë kështu për të paktën edhe 3 vite e gjysëm aventura e mesfushorit të kombëtares shqiptare me skuadrën zvicerane. Lajmi për rinovimin e Xhakës u komunikua nga vetë nga klubi i Baselit në sajtin e tij zyrtar në internet.
Rinovon Taulant Xhaka, te Baseli deri në 2018














Lajmi për rinovimin e Xhakës u komunikua nga vetë nga klubi i Baselit në sajtin e tij zyrtar në internet.

Taulant Xhaka rinovon kontratën me Baselin deri në verën e vitit 2018. Do të vazhdojë kështu për të paktën edhe 3 vite e gjysëm aventura e mesfushorit të kombëtares shqiptare me skuadrën zvicerane. Lajmi për rinovimin e Xhakës u komunikua nga vetë nga klubi i Baselit në sajtin e tij zyrtar në internet.

Paraqitjet e 23-vjecarit gjatë viteve të fundit me fanellën e kampionëve të Zvicrës janë vlerësuar sëtepërmi nga drejuesit e Baselit të cilët e shpërblyen Xhakën me një kontratë të re pasi ajo aktuale i skadonte në verën e këtij viti. Futbollisti me origjinë kosovare është transferuar te klubi nga St Jakob Park në vitin 2003 kur ishte vetëm 12-vjec dhe përpara se të bëhej pjesë e ekipit të parë Xhaka ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Baselit.

Në vitin 2011 Taulant Xhaka u grumbullua në ekipin e parë nga trajneri i asaj kohe te Baseli duke iu bashkuar në skuadër vëllait të tij të vogël Granit Xhaka. Nga Janari i vitit 2012 deri në qershor të 2013-s ai luajti i huazuar te Grasshopers, përpara se të rikthehej në St Jakob Park, ku në vetëm pak kohë u shndërrua në një lojtar thelbësor për Baselin. Gjatë këtij sezoni lojtari i përfaqësueses kuqezi ka zhvilluar në total 23 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën që drejtohet nga Paulo Sousa gjatë të cilave regjistron 1 gol të shënuar dhe 2 asist.

Menjëherë pas rinovimit Taulant Xhaka foli për sajtin e klubit duke deklaruar se është shumë i lumtur për këtë marrëveshje të re. 23-vjecari shtoi gjithashtu se Baseli është dhe do të jetë gjithmonë në zemrën e tij ndërkohë që theksoi se besimi që ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe nga drejtuesit dhe stafi teknik por edhe marrëdhënia që ekziston mes tij dhe shokëve të skuadrës e kanë shtyrë atë të rinovojë kontratën me Baselin.

Për rinovimin e Xhakës foli edhe presidenti i klubit zviceran Bernhard Heusler i cili bëri me dije se të gjithë në skuadër janë shumë të lumtur për rinovimin e futbollistit shqiptar, pasi sipas tij Taulanti është një lojtar shumë i rëndësishëm për Baselin dhe me paraqitjejet e tij në fushë mund ta ndihmojë shumë formacionin e Paulo Sousës në të ardhmen.

Publikuar: 09.01.2015 | 23:55
Lexuar: 648 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime