E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtuesit e Interit nuk dinë të ndalen. Pas afrimeve në skuadër të Lukas Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, klubi zikaltër komunikoi nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter se ka rinovuar kontratën me talentin kroat Mateo Kovacic deri në verën e vitit 2019.
Interi rinovon me Kovaçiç deri në 2019














Pas afrimeve në skuadër të Lukas Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, klubi zikaltër komunikoi nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter se ka rinovuar kontratën me talentin kroat Mateo Kovacic.

Drejtuesit e Interit nuk dinë të ndalen. Pas afrimeve në skuadër të Lukas Podolskit dhe Xherdan Shaqirit, klubi zikaltër komunikoi nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter se ka rinovuar kontratën me talentin kroat Mateo Kovacic deri në verën e vitit 2019.

Vijon kështu puna e shkëlqyer e drejtuesve të skuadrës milaneze të cilët me lëvizjet e tyre gjatë muajit Janar po i bëjnë të gjithë tifozët zikaltër të ëndërrojnë me faktin se ekipi i tyre shumë shpejt do të ngjitet në majat e futbollit italian dhe atij europian.

20-vjecari ballkanas është një nga lojtarët më të spikatur të Interit gjatë dy viteve të fundit dhe zikaltërit kurrësesi nuk dëshironin të humbsnin shërbimet e një lojtari si Kovacic që në vetëm pak kohë është kthyer në simbolin e këtij Interi prandaj edhe i rinovuan atij kontratën.

Nuk bëhet të ditura termat e marrëveshjes së re por i sigurt është fakti se Kovacic nga kontrata e re do të përfitojë një pagë më të lartë se ajo aktuale. Menjëherë pas rinovimit të kontratës foli edhe talenti kroat i cili u shpreh shumë i lumtur për marrëveshjen e re me Interin ndërkohë që falenderoi drejtuesit e klubit për besimin e madh që kanë shfaqur kundrejt tij.

Kovacic theksoi gjithashtu se është shumë i kënaqur për mbrritjen në skuadër të dy lojtarëve me famë ndërkombëtare si Podolski dhe Shaqiri, ndërkohë që shtoi se ai dhe shokët e tij do të punojnë fort që Interi të rikthehet në të njëtin nivel që ishte në vitin 2010. I kënaqur për rinovimin e Kovacic u shfaq edhe trajneri i zikaltërve Roberto Mancini.

Tekniku italian deklaroi se Interi ka bërë një investim të shkëlqyer me kroatin dhe sipas tij Kovacic shumë shpejt do të shndërrohet në një nga lojtarët më të mirë në botë. Gjithsesi Mancini i dha edhe një këshillë 20-vjecarit teksa theksoi se Kovacic duhet të mësojë nga Yaya Toure për tu kthyer në një lider të padiskutueshëm te Interi.

Publikuar: 10.01.2015 | 00:00
Lexuar: 664 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime