E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në nëntor të vitit të kaluar vendin e kanë vizituar gjithsej 36.475 turistë dhe shënon rritje prej 6,9 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit 2013.
Turqit, grekët dhe serbët më së shumti e kanë vizituar Maqedoninë


Turistët nga Greqia, Turqia, Serbia dhe Bullgaria kanë qenë turistët më në numër të cilët e kanë vizituar Maqedoninë në nëntor të vitit 2014.

Sipas të dhënave të publikuara të Entit shtetëror për statistikë, numri i turistëve nga Greqia është 3.434, nga Turqia 2.667, nga Serbia 2.581 dhe nga Bullgarisë 1.940.

Në nëntor të vitit të kaluar vendin e kanë vizituar gjithsej 36.475 turistë dhe shënon rritje prej 6,9 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit 2013.

Numri i turistëve vendor në nëntor të vitit 2014, në krahasim me nëntorin e vitit 2013 është rritur për 7,5 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 6,6 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në nëntor të vitit 2014, numri i bujtjeve është 81.307 dhe shënon rritje për 2,9 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit 2013.

Numri i bujtjeve të turistëve vendorë në nëntor të vitit 2014, në krahasim me muajin nëntor 2013, është zvogëluar për 0,2 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 5,5 për qind.

Në periudhën janar-nëntor 2014, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 5,3 për qind edhe atë te turistët vendor ka rritje prej 3,2 për qind, ndërsa te ata të huaj ka rritje prej 6,8 për qind.

Numri i bujtjeve, është rritur për 2,1 për qind. Te turistët vendor ka ulje për 0,2 për qind, ndërsa te ata të huaj rritje për 5,4 për qind.

Publikuar: 15.01.2015 | 18:45
Lexuar: 921 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime