E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hapet zyrtarisht gara për postin e Presidentit në Itali. Përplasjet mes partive tashmë kanë nisur dhe zëvendësimi i Napolitanos ka trazuar edhe kryemisnitrin italian, Mateo Renzi, në kohën kur vendi ndodhet në krizë të thellë politike.
Kush zëvendëson Napolitanon? Ja top lista e kandidatëve favorit








Deri tani janë 57 emra që qarkullojnë në media dhe qarqe politike. Kanë nisur mbledhjet e partive, të grupeve, darkat e fshehta dhe takimet misterioze, dhe e gjitha kjo për të zgjedhur Kreun e Shtetit, i cili do të ulet në karrigen e Presidentit për shtatë vjet.

Por cilët janë kandidatët kryesor dhe më potencialë që kanë më shumë shanse për të pasuar Presidentin e dorëhequr Giorgo Napolitano?

Në krye të listës qëndron Romano Prodi, i mbështetur nga një pjesë e mirë e Partisë Demokratike, edhe pse i përjashtuar në 2013. Profesori ka shumë gjasa të marrë edhe mbështejtjen e Lëvizjes 5 Yjet, dhe të kreut të saj Bepe Grillo.

Flitet shumë edhe për një iniciativë të kryeministrit Rezni për barazinë gjinore, dhe që për herë të parë në krye të vendit mund të jetë një grua. Në këtë kontekst një nga emrat e përfolur është Ministrja aktuale e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

Një tjetër emër po në këtë iniciativë është edhe Anna Finocchiaro, kryetare e Komisionit të Çështjeve Kushtetuese të Senatit dhe gjithashtu kryetare e grupit në senat gjatë legjislaturës së kaluar.

Emma Bonino, e njohur në skenën ndërkombëtare, ishte ndër emrat me mbështetjen më të madhe, por deklarata e saj se vuan nga kanceri dhe se tashmë ka nisur kimioterapinë shokoi të gjithë. Edhe pse ajo deklaroi se do të vijojë aktivitetin e saj politik, Presideca do të ishte e rëndë për gjendjen e saj shëndetësore.

Një tjetër emër me shanse jo të pakta për postin e shumëpërfolur është edhe Ministri aktual i Ekonomisë, Pier Karlo Padoan. Përveç eknomisë, Padoan ka mbështjen e kryeministrit Renzi.

Gjithashtu në garë është edhe emri i Valter Veltronit, edhe pse nga ai nuk ka asnjë deklaratë për këtë çështje.

Mario Dragi, President i Bankës Qëndrore Europiane shihet si figurë e qëndrueshme dhe e përshtatshme për të marrë kreun e Presidencës italiane. Por bankieri ka dekalruar se nuk mund të lërë impenjimet e tij si politikat financiare të Bankës Qëndrore dhe natyrisht e konsideron një nder këtë propozim.

Mario Monti konsiderohet një personalitet i vlefshëm në skenën ndërkombëtare, senator i përjetshëm dhe ka drejtuar qeverinë në 2011, pas renies së Silvio Berluskonit.

Publikuar: 16.01.2015 | 12:47
Lexuar: 838 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime