E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të mërkurën Drita starton me përgatitje

Klubi i futbollit Drita përfundimisht me të mërkurën do të starton me përgatitje për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë republikane. Këtë e bëri publike numri i një i skuadrës Abedin Aliti .

“Mendoj se deri të mërkurën do të bëjmë të gjitha përgatitjet duhura për një fillim të suksesshëm të përgatitjeve të ekipit. Normal që do të dihen edhe emrat e pjesës dërmuese të futbollistëve të cilët do të mbajnë barrën kryesore në këtë pjesë të kampionatit. Do të ketë edhe emra të futbollistëve cilësorë” tha ai.

Deri më tani nuk ka asnjë emër konkretë si përforcim i klubit, por merret veshtë se përforcimet e ekipit do të jenë kryesishtë nga rajoni i pollogut. Nga ana tjetër sipas informacioneve nga ekipi Drita janë larguar Mensur Idrizi,Burhan Emurllai,Ertan Hasan, Betim Miftari, Miran Maksuti dhe disa të tjerë.
Pretendimet kryesore të klubit do të jenë që të sigurojnë ekzistencën në ligën e dytë. /yllpress.com/

Publikuar: 18.01.2015 | 13:07
Lexuar: 757 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime