E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Shtetet e Bashkuara sot është festë kombëtare, kur amerikanët kujtojnë udhëheqësin e vrarë të të drejtave civile, Martin Luther King, Jr., në ditëlindjen e tij.
Dita e Martin Luther Kingut







King u bë i njohur në vitin 1955, kur ai udhëhoqi një bojkot të suksesshëm të autobuzëve publikë, në qytetin jugor Montgomery, të Alabamës, që e detyroi qytetin t’i japë fund praktikës së segregacionit të pasagjerëve me ngjyrë. Ai u bë figurë qendrore e Lëvizjes së të Drejtave Civile në vitet 1950 dhe 1960, duke frymëzuar miliona vetë me fjalimin e tij të famshëm "I Have a Dream" gjatë Marshimit të vitit 1963 në Washington.

Ai mori Çmimi Nobel të Paqes në vitin 1964, i njëjti vit kur u nënshkrua ligji historik i të drejtave civile nga Presidenti Lyndon Johnson.

Doktor Kingun e vranë më 4 prill të vitit 1968 në Memphis të Tennesse-s, ku ju desh të shkonte për të mbështetur punonjësit me ngjyrë që kërkonin barazi në pagë.

Kjo ditë filloi të festohet në vitin 1983, kur Presidenti Ronald Reagan nënshkoi ligjin, që e caktoi të hënën e tretë të janarit ditën kur nderohet Martin Luther King, i cili lindi më 15 janar të vitit 1929.

Kongresi e caktoi Ditën e Martin Kuther Kingut si festë kombëtare në vitin 1994, një veprim që synonte t’i nxiste amerikanët të marrin pjesë në projekte të komunitetit.

Për nder të Dr. Kingut rrjeti televiziv MTV sot transmeton në bardh e zi për 12 orë, për t’i inkurajuar shikuesit të zhvillojnë biseda me miqtë dhe familjarët mbi çështjen e racës. Po sot, MTV do të ketë biseda për marrëdhëniet ndërracore në Shtetet e Bashkuara ku do të jenë të ftuar artistë dhe zyrtarë publikë.

Publikuar: 20.01.2015 | 11:50
Lexuar: 841 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime