E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çfarëdo lloj sporti ju ndihmon që ta mbani trupin tuaj të tonifikuar dhe të gjallë.
Dieta për të qëndruar në formë gjatë gjithë vitit








A dëshironi të njiheni me dietën, e cila ju mban në formë gjatë gjithë vitit? Ne ju ofrojmë programin e plotë dhe këshillat për të pasur një siluetë gjithmonë të përsosur!

Menyja mesdhetare është më e përshtatshmja për të ruajtur konstante peshën dhe formën. Frutat dhe perimet janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në tavolinën tuaj, por në të njëjtën kohë, edhe karbohidratet marrin gjithashtu një rëndësi themelore.

Zakonet

Si t’ia bëni për të qëndruar në formë? Nëse dëshironi të mbani konstante peshën tuaj, është e rëndësishme që të ndiqni pak indikacione, por të çmuara. Ushqimi i shëndetshëm duhet të përputhet me një aktivitet të rregullt fizik, me gjashtë orë trajnim në javë, ose me një ecje për humbje peshe. Çfarëdo lloj sporti ju ndihmon që ta mbani trupin tuaj të tonifikuar dhe të gjallë.

Për këdo që nuk ka mundësinë për t’i praktikuar, edhe zakonet më të thjeshta të përditshme, si ngjitja e shkallëve ose bërja e pazareve, ju ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Sipas kërkimeve të fundit, “për të qëndruar në formë dhe në shëndet të mirë mjafton të bëni disa sforco të vogla, por për shumë kohë”. Ky është sugjerimi i Michele Carruba, drejtorit të Qendrës Kërkimore mbi Obezitetin në Universitetin e Milanos.

Një nga rregullat e para për të qëndruar në formë, të sugjeruara nga eksperti, është moskapërcimi i vakteve. Mëngjesi, dreka, darka dhe diçka e vogël mes tyre, kanë një rëndësi të madhe dhe agjërimi, le të themi, është kundërproduktiv, sepse e lodh organizmin, ndërsa metabolizmin e dobëson së tepërmi.

Ushqyerja

Një aspekt i dytë për t’u mbajtur gjithmonë në mendje, është se çfarë duhet të hani për të qëndruar në formë. Është e nevojshme që t’i reduktoni porcionet, sepse ngrënia e tepërt i lodh veshkat dhe mëlçinë. Një truk i thjeshtë për të mos u shëndoshur është që “të mos e mbushni plot pjatën, duke lënë pak hapësirë në të, për të bërë ndonjë zbukurim të vogël, në mënyrë që sytë të jenë të parët për t’u kënaqur”.

Rregulli i tretë thelbësor është që të hani shumë fruta dhe perime. Bëhet fjalë për ushqime të pasura me vitamina që duhen konsumuar duke i ndarë në pesë racione në ditë. Për pasdite, mund të shtrydhni fruta dhe perime, të cilat ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë. Më shumë sesa të ndiqni një dietë dobësimi të shpejtë, ekspertët sugjerojnë menynë mesdhetare të pasur me bukë dhe makarona.

Këto ushqime nuk duhen eliminuar nga ushqyerja, sepse në dozat e duhura, janë në gjendje që t’ju falin rreth 60 për qind të karbohidrateve. Dieta mesdhetare përfshin gjithashtu fruta, perime, arra dhe vaj ulliri, e cila, siç përmendëm, zvogëlon rrezikun e atakut në zemër dhe tru. Madje mjekët thonë se në rast ataku në zemër, kjo dietë është tri herë më efektive në reduktimin e vdekjeve, si dhe marrjen e kolesterolit, duke ulur disi dhe përdorimin e ilaçeve.

Një këshillë tjetër është që të mos bini pre e dietave të thjeshta, të cilat premtojnë humbje të shumë kileve në shumë pak kohë.

Pse dieta mesdhetare është ajo më e shëndetshmja?

Shkencëtarët e PNAS kanë dhënë arsyet pse dieta mesdhetare është kaq e shëndetshme. Sipas tyre, kombinimi i vajit të ullirit me sallatat jeshile apo me perime, përbën atë që i jep një diete mesdhetare avantazhin e të qenët e shëndetshme. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, kur këto dy grupime ushqimesh ofrohen së bashku, ato formojnë acide azoti natyror, që ulin presionin e gjakut. Prej kohësh, dietat mesdhetare janë të lidhura me shëndetin e mirë dhe gjendjen e shëndoshë të zemrës.

Publikuar: 20.01.2015 | 15:10
Lexuar: 640 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime