E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Disa prej kuqezinjve të De Biasit kanë ndryshuar destinacion gjatë merkatos së dimrit, por trajneri nuk nxitohet me përfundime, duke theksuar se e rëndësishme është që ata të integrohen sa më shpejt te skuadrat e reja.
De Biasi: Ndaj Armenisë, lojtarët që janë më mirë fizikisht
Turi i teknikut italian në klubet shqiptare u ndal në Pezë Helmës ku ai u takua me drejtuesit kryesorë të Partizanit dhe vlerësoi punën që bëjnë kolegët e tij në Shqipëri me skuadrat e

Fillimisht Tirana dhe më pas Partizani. Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi u spostua në qendrën stërvitore të "Demave të Kuq" për të ndjekur nga afër stërvitjen e djemve të Shpëtim Duros. Turi i teknikut italian në klubet shqiptare u ndal në Pezë Helmës ku ai u takua me drejtuesit kryesorë të Partizanit dhe vlerësoi punën që bëjnë kolegët e tij në Shqipëri me skuadrat e Kategorisë Superiore.

"Kisha dëshirë të shikoja punën që bëjnë kolegët në kampionatin shqiptar me të cilët diskutova edhe rreth gjendjes fizike të disa lojtarëve. Ne i ndjekim të gjithë. Edhe kur unë nuk jam i pranishëm këtë e bëjmë nëpërmjet televizorit dhe internetit. Mungojnë edhe dy muaj nga ndeshja shumë e rëndësishme me Armeninë. Duhet të kërkojmë të marrim në kombëtare lojtarët që janë më mirë fizikisht dhe në këtë optikë po vëzhgojmë edhe disa prej tyre që luajnë në Kampionatin Shqiptar".

Disa prej kuqezinjve të De Biasit kanë ndryshuar destinacion gjatë merkatos së dimrit, por trajneri nuk nxitohet me përfundime, duke theksuar se e rëndësishme është që ata të integrohen sa më shpejt te skuadrat e reja.

"Kam folur me të gjithë lojtarët që kanë ndryshuar skuadër. E rëndësishme është që të ambjentohen sa më shpejt dhe të luajnë për të fituar sa më shumë ekperiencë. Lenjani te Rennes? Shpresoj që kjo skuadër t'i japë sa më shumë eksperiencë por do ta tregojë koha nëse kjo është skuadra e duhur për të".

58-vjeçari la një derë të hapur edhe për prurjet e reja në Kombëtare nga Kategoria Superiore, duke nënvizuar se nën drejtimin e tij, kuqezinjtë kanë afruar shumë lojtarë nga kampionatio vendas. Njëri prej tyre është edhe Alban Hoxha, të cilin De Biasi e konfirmon në grupin që drejton pas mungesës së gardianit të Partizanit për dy miqësoret e Francës dhe Italisë.

"Alban Hoxha është pjesë e tre portierëve të mi titullarë. Ai është një portier që më pëlqen shumë por mbi të gjitha më pëlqen sepse është një njeri serioz në punën që bën".

Publikuar: 22.01.2015 | 11:25
Lexuar: 627 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime