E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Që kur përfunduan përleshjet në vitin 2000 kur qyteti ishte i shkatërruar plotësisht, rikonstruksioni filloi të lulëzojë me një shpejtësi të pabesueshme.
Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny ngrihet nga rrënojat dhe shkëlqen (Foto)
Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny nga rrënojat në vetëm disa vite është shndërruar në kryeqytetin që shkëlqen, shkruan Anadolu Agency (AA).

Që kur përfunduan përleshjet në vitin 2000 kur qyteti ishte i shkatërruar plotësisht, rikonstruksioni filloi të lulëzojë me një shpejtësi të pabesueshme. Për një kohë mjaftë të shkurtër janë rindërtuar mbi 900 objekte banimi, i njëjti numër i dyqaneve, së paku 13 ura, është rindërtuar sistemi i kullimit dhe janë ndërtuar 250 kilometra rrugë, si dhe janë rinovuar dhe vënë në funksion hekurudha dhe aeroporti.

Muzeu shtetëror i Republikës së Çeçenisë, Universiteti Islamik Rus dhe kompleksi me funksione të shumëfishta në qytet janë vetëm disa nga objektet e rindërtuara në qendër të qytetit. Përshtypjen e një qyteti modern e krijon shkëlqimi i Grozny City Towers, kompleksi i kullave të larta 150 metra, ku ndodhet hoteli me pesë yje dhe qendra tregtare.

Janë rinovuar edhe objektet fetare në mesin e të cilëve më e rëndësishme është xhamia e Akhmad Kadyrov, e cila konsiderohet si një nga më të mëdhat në Evropë. Xhamia është emëruar sipas Kadyrovit i cili kërkoi ndërtimin e saj nga kryebashkiaku i Konyas. Është ndërtuar sipas modelit të xhamisë Blu të Stambollit. Kupolat e saj arrijnë lartësinë prej 62 metrash.

Programi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për rinovimin e vendbanimeve në vitin 2009, qytetit Grozny i ka ndarë çmimin e nderit për transformimin qytetit të rrënuar dhe sigurimin e shtëpive të reja për mijëra qytetarë. (AA)
Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny ngrihet nga rrënojat

Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny ngrihet nga rrënojat dhe shkëlqen
Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny ngrihet nga rrënojat dhe shkëlqen
Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny ngrihet nga rrënojat dhe shkëlqen
Kryeqyteti i Çeçenisë Grozny ngrihet nga rrënojat dhe shkëlqen

Publikuar: 22.01.2015 | 14:59
Lexuar: 2059 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime